Të plakesh në menyrë të shëndetshme, duke mbajtur larg semundjet e moshes se trete, eshte e mundur. Sporti dhe aktivitetet fizike mbajne larg infarktin. Biçikleta dhe noti: përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe mbrojnë arteriet. Nese doni një zemër që të jetë gjithmonë në formë dhe që të mos i kanosen rreziqe? Ja, tani keni këtë udhëzues që ju lejon ta realizoni një shpresë të tillë.
Të qenët pasiv është shumë e rrezikshme
- Tani do t’ju tregojmë gjërat që duhet të bëni, sipas disa kardiologëve amerikanë. 30 minuta not ose biçikletë 3 herë në javë mbajnë në formë zemrën e të moshuarve. Por një mirëqenie në aparatin kardioqarkullues e favorizojnë edhe ecjet, vrapi i lehtë, tenisi, që duhet të praktikohet pa u sforcuar, gjithmonë duke u këshilluar me mjekun.
- Në përgjithësi, njerëzit, duke u plakur, bëhen më pak aktivë fizikisht, në një kohë që kjo është një periudhë e jetës së tyre që duhet ta mbushin me ushtrime të përditshme. Në fakt, pasiviteti, është faktori kryesor i infarktit dhe i dëmeve në arteriet kunurore.
- Të moshuarit mund të kenë shumë përfitime nga praktikimi i notit, shëtitjeve më këmbë ose në biçikletë, vrapi i lehtë, golfi, skitë, ping-pongu, boulingu. Kush nuk ka mundësi të praktikojë aktivitete të tilla sportive, përsëri duhet ta mbajë veten në lëvizje, ndoshta duke bërë gjimnastikë, duke u marrë me kopshtari, duke ngjitur shkallët, duke kërcyer, duke nxjerrë qenin shëtitje (ata që kanë).
- Të gjitha këto janë aktivitete që bëjnë pjesë në rutinën e përditshme. Kardiologët amerikanë kanë arritur në këto përfundime duke i kryer eksperimentet e tyre te majmunët makako (meqë janë më të ngjashëm me racën njerëzore). Majmunët i janë nënshtruar një ore vrapi në ditë dhe njëkohësisht kanë ndjekur një dietë të rrezikshme, e pasur me yndyrna. Në fund të eksperimentit që zgjati dy vjet, një periudhë e gjatë për jetën e majmunëve makako, u vu re që arteriet kunurore ishin në gjendje shumë të mirë, elektrograma dhe analizat e gjakut dolën shumë mirë, gjithçka falë gjimnastikës së përditshme.
Qe të plakesh në menyrë të shëndetshme duhen praktikuar disa aktivitete fizike, si psh.: noti, shëtitjet më këmbë ose në biçikletë, vrapi i lehtë, golfi, skitë, ping-pongu, boulingu, gjimnastika, kopshtaria, ngjitja e shkallëve, kërcimi etj.
Osteoporoza nën kontroll
- Aktiviteti sportiv i rregullt ndihmon në parandalimin e osteoporozës dhe ul rrezikun e frakturave, rrit forcën dhe tonin muskulor dhe lejon të koordinojmë më mirë lëvizjet, gjë që në njëfarë moshe nuk është shumë e lehtë për t’u arritur: të qenët aktiv fizikisht lejon të kemi një cilësi të mirë e të pavarur të jetës. Dhe nuk mjafton: na jep mundësinë të mbajmë nën kontroll të gjithë faktorët e rrezikshëm të sëmundjeve kardiovaskulare, si hipertensioni, diabeti, kolesteroli, obeziteti, depresioni dhe ankthi. E rëndësishme është të mos e teproni.
- Filloni gradualisht, sepse ashtu si është e vërtetë që disa sporte bëjnë mirë, po ashtu është e vërtetë që disa të tjerë duhen eliminuar siç janë, zhytjet, kërcimi me litar, vrapi shumë i shpejtë, body builiding… Aktiviteti sportiv duhet të kufizohet, në mënyrë që të mos arrini efektin e kundërt. Rreziku është ky që, nga lodhja e tepërt presioni të ngrihet, rrahjet e zemrës të shtohen dhe aparati kardioqarkullues të vihet në rrezik.
Të plakesh në menyrë të shëndetshme
Në tabelën me poshte shikojmë se cilat janë sportet dhe aktivitetet fizike më të përshtatshme për njerëzit që i kanë kaluar të 50-at, 60-at dhe 70-at. Pasi keni kaluar njëfarë moshe, edhe aktivitetet që duken sedentare siç është peshkimi janë shumë të këshillueshme.
Duhet të filloni gradualisht
Rregulla që vlejnë edhe për njerëzit që kanë patur probleme kardiake sepse, një aktivitet fizik i kufizuar, mund ta ndihmojë zemrën të bëhet më e fortë. Shumë pacientë kanë konfirmuar që ushtrimet heqin stresin, të bëjnë më energjikë dhe kontribuojnë për të mbajtur nën kontroll çdo parametër thelbësor, sidomos për ata që kanë vuajtur me zemër, si niveli i kolesterolit dhe presioni arterial.
Të gjithë të moshuarve ose kardiopatikëve mjekët u japin disa sugjerime të thjeshta për ta bërë më të përkryer aktivitetin fizik: filloni gradualisht, vishuni në mënyrë të rehatshme, praktikoni sport së bashku me ndonjë mik ose njeri të familjes, që ta bëni sa më argëtues, shkruani në një kalendar atë që përmban ushtrimi (për shembull, distancën e përshkruar, probleme të mundshme fizike), alternoni dy ose tre sporte që të mos mërziteni. Duke mbajtur gjithmonë ritmin: gjysmë ore 3 herë në javë.
Normat dhe përfitimet për të qenë sa më mirë
Në këtë tabelë, janë normat që duhen parë për një aktivitet fizik korrekt dhe përfitimet që mund të keni prej tyre. Eshtë mirë që aktivitetin tuaj fizik të preferuar ta kryeni me qetësi, pa u sforcuar, por edhe në vazhdimësi, pra 3 herë në javë për 30 minuta. Duke bërë kështu, do të arrini një ulje të presionit dhe, në të njëjtën kohë, do të luftoni osteoporozën.