10 fruta te thata dhe vlerat e tyre ushqyese

Njerezit kane vite qe i perdorin frutat e thata, mbi te gjitha gjate sezonit te dimrit. Cdo frut i thate permban disa vlera te larta ushqyese, te cilat jane shume te mira edhe nga ana shendetesore.

Vazhdoni te lexoni kete shkrim, ku do te mesoni se cilat jane disa nga frutat e thata me te mira, të njohura per vlerat e tyre ushqyese dhe shendetesore.

Kajsi

Për 100 gramë: 156 kalori, 4.5 gramë fibra. Kajsitë e thata përmbajnë 47% të nevojave tuaja të përditshme për Vitaminë A dhe janë një burim i mirë i potasit apo kaliumit dhe vitaminës E.

Hurma Arabie

Për 100 gramë: 282 kalori, 8 grame fibra, 2.45 grame proteina. Hurmat e Arabise përmbajnë natrium dhe kalium, kalcium dhe hekur.

Fiq

Për 100 gramë: 185 kalori, 7,5 gramë fibra. Fiqtë kanë nivel të lartë fibrash, e si rrjedhojë janë të lidhur edhe me një efekt laksative, pastruese. Përveç kësaj, ata janë një burim i mirë i mineraleve të rëndësishme si kalcium, magnez, potas apo kalium si edhe mangan. Fiqte ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Pjeshka

Për 100 gramë: 191 kalori, 6,5 gramë fibra. Pjeshkat nuk janë shumë të zakonshme si fruta të thata siç janë kajsitë, por janë gjithashtu një zgjedhje shumë e ushqyeshme. Ato përmbajnë 34% të nevojave tuaja ditore për Vitaminë A dhe 18% të nevojave ditore për hekur. Janë një burim i mirë i potasit apo kaliumit dhe acidit nikotinik.

Kumbulla

Për 100 gramë: 223 kalori, 0 gramë fibra. Edhe pse me mungesë fibrash, kumbullat e thata kanë një efekt laksativ, pastrues për trupin. Përveç kësaj, në një kupë ka 2.5 gramë proteina dhe 13% të kërkesave tuaja ditore për hekur.

Dardha

Për 100 gramë: 236 kalori, 7 gramë fibra. Dardhat e thata janë një burim i mirë i vitaminës C, hekurit dhe vitaminës K. Provo t’i shtosh në sallatë për një shije të veçantë.

Molla

Për 100 gramë: 104 kalori, 3,5 gramë fibra. Edhe pse ndoshta jo aq të pasura me vlera ushqimore, si disa fruta të tjera të thata, një kupë me mollë të thata është shpesh më e ulët në kalori se sa shumë zgjedhje të tjera, nëse kërkoni një ushqim të lehtë.

Boronica të kuqe të sheqerosura

Për 100 gramë: 308 kalori, 3 gramë fibra. Zakonisht boronicat e kuqe të thata i gjeni me sheqer të shtuar. Permbjane kalium, natrium dhe hekur. Boronicat e kuqe janë të lidhur me vlera të mëdha fitoushquese.

Rrush i thatë

Për 100 gramë: 217 kalori, 2.5 gramë fibra. Edhe pse shpesh shiten në paketime të vogla, rrushi i thatë është gjithashtu shumë i mirë për t’u përdorur në gatime të ndryshme. Një porcion ka 2 gramë proteina dhe është një burim shumë i mirë i mineraleve si kalium dhe mangan.

Domate

Për 100 gramë: 69 kalori, 3,5 gramë fibra. Domatet e thata janë një zgjedhje shumë e mirë me kalori të shëndetshme, por edhe me shije te vecante. Një porcion domate të thata i shton hekur, vitaminë C, kalium, magnez dhe mangan ushqimit tuaj.

E dini qe…

Ju mund t’i thani vete frutat? Disa lloje te tjera frutash qe mund te thahen jane: ananasi, qershite, papaja, hurmat, bananet, kivi, luleshtrydhet etj, por edhe agrumet si portokalli, qitro, limoni dhe kumkuati.

femra-moderne.com