Cilat jane perfitimet qe marrim nga gjethet e ullirit

Vlerat e ullirit dhe vajit i kemi mesuar prej kohesh, por pema e ullirit eshte aq bujare sa nuk ndalet me kaq. Edhe nga gjethet e saj mund te marrim shume perfitime…

A e dinit qe gjethet e ullirit…

Mbrojne trurin

Studimet kanë treguar se, disa nga përbërësit e gjetheve të ullirit, ulin shanset e simptomave të çrregullimeve nervore që kanë lidhje me moshën si dementia dhe Alzheimer.

Jane nje kure natyrale kunder artritit

Gjethet e ullirit jo vetem luftojnë inflamacionin dhe si rrjedhojë shërbejnë si një kurë natyrale kundër artritit, por ndihmojnë edhe në uljen e dhimbjeve që shkakton kjo sëmundje.

Luftojne radikalet e lira dhe plakjen

Studimet sugjerojnë që radikalet e lira luajnë një rol në zhvillimin e shumë sëmundjeve. Gjethja e ullirit është e pasur me antioksidantë që luftojnë këto radikale.

Ulin nivelin e sheqerit në gjak dhe luftojne diabetin

Për më tepër, ekstrakti i gjetheve te ullirit mban nën kontroll nivelin e glukozës në gjak dhe ngadalëson prodhimin e sheqerit që shkakton diabetin.

Përmirësojne shëndetin kardiovaskular

Gjethet e ullirit ulin nivelin e kolesterolit dhe mbajnë tensionin e gjakut në nivel normal. Disa substanca që gjenden tek këto gjethe kanë ndikim në uljen e rrezikut nga sëmundjet koronare dhe disa tumoreve.

Ulin presionin e gjakut

Një studim i vitit 2011 tregoi që ekstraktet e gjethes së ullirit kishin aftësinë të ulnin tensionin e gjakut. Pjesëmarrësit në studim konsumuan 500 miligramë ekstrakt gjethe ulliri, dy herë në ditë për tetë javë dhe ia dolën të ulnin tensionin pa pasur nevojën e medikamenteve.

Ulin rrezikun e kancerit

Gjethet e ullirit përmbajnë antioksidantë dhe substanca të tjera që kanë aftësinë të parandalojnë riprodhimin dhe migrimin e qelizave të avancuara të kancerit.

 Shkatërrojne bakteret dhe mykun

Gjethet e ullirit kanë aftësinë të luftojnë infeksionet, si candida, meningjitin, pneunominë, lodhjen kronike, hepatitin B, malarien, gonorrenë dhe tuberkulozin. Gjethet e ullirit janë një kurë natyrale kundër infeksioneve të veshit, dhëmbëve dhe traktit urinar.

Përmirësojne sistemin imunitar

Gjethet e ullirit parandalojnë të ftohtin, disa viruse të rrezikshme, sëmundje të shkaktuara nga mikrobet, virozat dhe infeksionet respiratore.

Mbrojne lëkurën

Gjethet e ullirit kanë aftësinë të kurojnë dëmet e shkaktuara në lëkurë dhe shenjat e plakjes.

Si të përfititojme vlerat e gjetheve te ullirit

E rendesishme është të përdorni gjethe organike pa pesticide. Lajini mirë, piqini në furrë në një temperaturë prej 150 gradësh deri sa të jenë plotësisht të thata. Pastaj shtypini. Merrni një lugë çaji me gjethe të thata dhe zijini në ujë për 10 minuta. Pini një filxhan ose më shumë në ditë për të përfituar prej tyre. Rregullojini shijen duke shtuar shtoni pak limon ose mjaltë.

Si alternative, mund te perdorni edhe ekstakt gjethesh ulliri.

femra-moderne.com