Atletet ne zyre: Po apo JO? Në fakt për pamjen tuaj në zyrë takat janë elementi i duhur që duhet të vishni. Por kur bëhet fjalë për të veshur atlete, çdo rast është i mirë, përfshi këtu edhe zyrën. Keshtu qe, po edhe per ne zyre. Megjithatë mund te mos jete aq e thjeshtë të kombinosh atletet me ambientin e punës, pa hequr dorë nga to dhe pa u dukur me një stil shumë casual, shkruan Tgcom.
Ja disa ide si mund t’i vishni atletet në zyrë për gjithë javën:
Me një fund të ngushtë (pencil) dhe një bluzë te thurur. Doni të dukeni më shik? Zgjidhni një fund lëkure!
Me kostum të zi, si ato që i keni blerë për një mbrëmje të veçantë, por do të donit t’i vishnit më shumë. Kontrasti mes elegancës së tutave dhe atleteve krijon një efekt pak casual.
Me pantallona të zeza dhe një xhaketë spotive: një veshje që në zyrë e përdorni me taka. Do e kuptoni se me atlete nuk humbni asgjë.
Me një veshje relaxed fit, ndoshta dhe me shumë ngjyra. Atletet do i japin tonin e duhur dhe veshja nuk do të dukej e rënduar nëse do e vishnit me taka të larta.
Kombinimi me një bluzë dhe një fund me pala, dedikuar për ato zyra ku kodi i veshjes është më pak i ashpër.
Me xhinse të ngushta dhe një këmishë oversize. Një veshje perfekte për të premten dhe mjaft komode. Jepini nje “prekje te vecante” duke shtuar ndonjë aksesor të çmuar dhe një çantë të bukur.
Me pantallona “cropped” (treçerekshe) që na pëlqejne aq shumë për komoditetin, por edhe sepse na mbulojne “tulet”.