Orkidea: Vlerat e lules për shëndetin

Që në lashtësi, orkidea mendohej se kishte shumë vlera shëndetësore. Ka dokumenta që provojnë se Grekët e Lashtë e përdornin orkidenë jo vetëm për vlerat medicinale, por edhe si afrodiziak.

Orkidea gjen një përdorim të tillë veçanërisht në mjekësinë tradicionale Kineze, e cila e ka shfrytëzuar këtë bimë 2800 vjet Para Krishtit.  Kinezët i përulen Orkidesë si Mbretëresha e Bimëve Erëmirë që përfaqëson pjellorinë. Sipas mjekësise kineze, orkidetë luftojnë një sërë sëmundjesh. Bishtat dhe zhardhoku i saj janë përdorur për trajtime të ndryshme mjekësore.

Orkidea ka një simetri bilaterale- ashtu si fytyra e njeriut – dy gjysmat e lules pasqyrojnë njera tjetrën në perfeksion. Një shprehje e vjetër thotë: ‘Kur njeriu shikon një orkide, edhe ajo e sheh atë”. Familja botanike Orchidacea përfshin plot 25,000 specie lulesh. Një prej tyre është Vanilja, një specie e veçantë e Orkidesë me gjethe të rrafshta.

Përdorimi mjekësor i Orkidesë

  1. Orkidea e thatë mendohet të jetë e mirë për sistemin imunitar që ndihmon trupin t’i rezistojë infeksioneve.
  2. Ajo ndihmon me energjinë emocionale dhe lufton lodhjen.
  3. Orkidetë kanë një ndikim të mirë për shikimin dhe shpesh janë përdorur edhe si trajtim alternative kundër kancerit.
  4. Lulet dhe pjesë të tjera të bimës mund të thahen dhe të përdoren me disa receta të tjera mjekësore natyrale.
  5. Disa specie orkidesh mblidhen, thahen dhe pastaj paketohen për çaj bimor, duke ndihmuar kundër pagjumësisë dhe përmirësuar tensionin e gjakut.
  6. Rrënjët e orkidesë mendohen të kenë vlera natyrale antibiotike dhe anti-mikrobiale.

Lexoni edhe: Si të kujdesemi për orikidetë

Vajrat esencialë të nxjerrë nga bima e orkidesë përdoren edhe në terapitë aromatike.

Për cfarë të përdorët Orkidea

1. Mund të përdoret si bimë dekorative. Bima e orkidesë është e bukur me ngjyra të ëmbla dhe si rrjedhojë mund të ruhet në shtëpi për zbukurim.

2. Mund të përdoret si simbol ose për aromë. Orkidea është simbol i dashurisë, bukurisë dhe luksit. Grekët e përdorin orkidenë si simbol të potencës, ndërsa Kinezët e lashtë besonin që orkidea mund të përcillnin aromën e nxjerrë nga vetë trupi i perandorit.

3. Mund të përdoret si dhurate domethënëse. Orkidea, simbol i elegancës dhe rafinimit, i përshtatshëm si dhuratë për gratë elegante dhe të rafinuara. Simbolizojnë dashurinë, sqimën dhe bukurinë. Gjithashtu, sipas kulturës kineze, orkidetë janë edhe simbol i “shumë fëmijëve”.

4. Mund të përdoret si përbërës ushqimor. Vanilja, një prej orkideve më të bukura përdoret për gatim, veçanërisht për ëmbëlsira. Vanilja përdoret edhe si parfum, terapi aromatike dhe produkte të tjera kozmetike.

femra-moderne.com