Fara Chia është superushqimi i fundit për të cilën të gjithë flasin!
Edhe pse shumë prej nesh nuk kanë dëgjuar për këtë farë më përpara, ajo ka ekzistuar për mijëra vjet. Aztekët dhe fisi Maya ishin të parët që e kanë përmendur farën Chia si superushqim, të cilin e kishin përdorur edhe për qëllime mjekësore. Në gjuhën e Maya-ve “chia” do të thotë “forcë”, dhe këto fara të vogla dallohen pikërisht për forcën që japin kur i konsumon.
Përfitimet shëndetësore të farës Chia
- Fara Chia është bimë e pasur me acide yndyrore omega-3, proteina dhe fibra. Gjithashtu përmban një sasi të konsiderueshme të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve.
- Fara Chia është e shkëlqyeshme për rigjenerimin e lëkurës, por edhe për djegien e yndyrës, forcon organizmin dhe ndikon pozitivisht në organet e tretjes.
- Nutricionistët mendojnë se fara Chia është një prej gjërave më të mira që mund ta konsumoni në qoftë se ndiheni të dobët dhe pa energji, pasi ndikon në funksionimin e muskujve dhe çliron energji në trupin tuaj, prandaj përdoret shpesh nga sportistët.
- Kjo farë përmban rreth 37 për qind të fibrave ushqyese, të cilat ndihmojnë punën e zorrëve. Të ushqyerit e bazuar në konsumimin e kësaj fare ka dëshmuar se është një mënyrë e shkëlqyer për parandalimin e kancerit të zorrës së trashë.
Çfarë bën fara Chia për lëkurën, flokët dhe thonjtë?
- Fara Chia përmban acide yndyrore omega-3, antioksidantë (vetëm një gram fara Chia është katër herë më i pasur me antioksidantë se boronicat e freskëta) dhe proteina të cilat janë thelbësore për shëndetin e lëkurës.
- Duke qenë një burim i madh i proteinave (17 gr per 100 grame) studimet kanë treguar se konsumimi i farave Chia gjithashtu ndikon në shëndetin e flokëve dhe thonjve.
- Trupi ka nevojë të vazhdueshme për proteinë, për të mbrojtur rrënjët e flokëve dhe për t’i falur shkëlqim, por edhe për thonjte, të cilët janë bërë nga keratina, e cila është një lloj proteine.
Një lugë me fara Chia
Një lugë gjelle me fara Chia në ditë është e rekomanduar, por jo më shumë se kaq, sepse Chia përmban shumë fibra, të cilat mund t’ju mbingarkojnë.
Si mund t’i konsumojmë farat Chia?
- Mund t’ja hidhni persiper cdo lloj pjate, mbi te gjitha sallatave.
- Fara Chia plus tershere jane kombinimi më i mirë për mëngjes, mbi te gjitha nese doni te dobesoheni ne zonen e belit.
- Fara Chia mund te konsumohet me kos natyral.
- Mund te beni nje Smoothie me fara Chia.
- Mund te mbluani fara Chia dhe fruta pylli per te perfituar nje recel te menjehershem per te lyer buken.
- Mund te beni buke duke perziere fara chia dhe arra te ndryshme te grira.
- Mund te beni protein-shake me fara chia pas stervitjes, per te rifituar forcat dhe energjine.
Si ndihmojnë farat Chia në humbjen e peshës?
Konsumimi i farave Chia ndikon në uljen e oreksit, përshpejton metabolizmin dhe aktivizon glikogjenin, i cili është shumë i rëndësishëm për djegien e yndyrës.
https://femra-moderne.com/fara-chia-dhe-tershere-kombinimi-perfekt-per-hollimin-e-belit/