Çfare duhet të dini për recetat kozmetike të bëra në shtëpi

Recetat kozmetike shtëpiake karakterizohen për përdorimin e përbërësve të shumtë natyralë, të njohur për vetitë e tyre ushqyese dhe ristrukturuese.

Përbërësit

Kungulli i verdhë  

Është shumë i pasur me vitaminë A, një aleat i madh kundër plakjes së lëkurës, dhe me polisakaride (sheqerna), që kryejnë një veprim të thellë hidratues mbi lëkurën. Pra, shumë i mirë për maska antimoshe dhe antirrudhë. Zihet në avull (për të mos humbur në ujë principet aktive), pastaj kalohet në mikser dhe bashkohet me bazën.

Lakra  

Është një nga perimet më të pasura me vitamina, por edhe me kripëra minerale, si hekur dhe oligoelemente, si squfuri, shumë i dobishëm për lëkurat e yndyrshme. Pra, lakra është shumë e mirë për lëkurat e papastra dhe me akne, si tkurrëse dhe dezinfektuese. Zihet në avull, grihet në mikser dhe bashkohet me bazën.

Patatja  

Është e pasur me niseshte, që ka një efekt qetësues mbi lëkurë. Pra, është shumë e përshtatshme për lëkurat e ndjeshme, që kanë tendencë të skuqen. Përdoret e gjallë, pasi është grirë në mikser dhe është bashkuar me një bazë të butë.

Portokalli dhe limoni  

Si të gjitha agrumet, janë shumë të pasura me vitaminë C, dezinfektuese dhe zbardhuese. Janë gjithashtu edhe acide, dhe kjo karakteristikë ul pH dhe than tepricën e dhjamit.

Vajrat  

Shumë i mirë në veçanti vaji i agulices se mbremjes (evening primerose oil). Të pasur me Omega 3 dhe acide lyrore poli të pangopura, vajrat janë shumë të dobishëm për të stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe për ta ushqyer në thellësi lëkurën. Pra, janë ideale për maska antimoshë dhe antirrudhë.

Para se të aplikoni maskën, është e rëndësishme të ndiqni disa rregulla. Lexoni ketu se cfare hapash duhet te ndiqni perpara se te aplikoni masken.

Rezultate imazhesh për homemade mask

Bazat

Për të realizuar një maskë bukurie, para së gjithash është e nevojshme një bazë e qëndrueshme, që mund të bashkojë midis tyre përbërësit bimorë dhe që mund të bëhet kompakte me t’u aplikuar mbi fytyrë.

 Produktet e qumështit 

  • Vetitë pastruese të produkteve të qumështit njihen prej kohësh në kozmetikë: jo rastësisht përdoret pikërisht qumështi pastrues për të eleminuar makijazhin. Si bazë për një maskë mund të përdoren tre varietete të ndryshme qumështi, të dobishëm sipas tipit të lëkurës dhe qëllimit që kërkojmë të arrijmë.
  • Jogurt i bardhë pa yndyrna: ka një ph acid midis 3,5 dhe 4,2, pra është më poshtë se ai i lëkurës 5,5. Është shumë i këshillueshëm si bazë për maskat për lëkurë të yndyrshme dhe të papastërt.
  • Pana ose kremi i qumështit: përmban 35 % yndyrna dhe është e pasur me vitamina A dhe E, të domosdoshme për rinovimin e qelizave lëkurore. Pra, është ideale për maskat antimoshë.
  • Gjiza: edhe pse pak e zakonshme, mund të jetë një bazë shumë e mirë për maska ushqyese, sepse është e pasur me vitamina dhe oligoelemente, si magnez dhe selen, elementë aktivues të metabolizmit qelizor.

 Miellrat 

  • Të përftuara nga pluhurizimi i llojeve të ndryshme të ushqimeve, miellrat janë shumë të mira për baza tepër kompakte. Për arsye kozmetike përdoren vetëm dy:
  • Mielli i bishtajoreve: shumë i mirë mielli i fasuleve dhe qiqrave. Realizohet duke i zier bishtajoret dhe duke i kaluar më pas në sitë. Përftohet një bazë shumë e pasur me proteina, vitaminë E dhe oligoelementë, të përshtatshëm për maskat antimoshë.
  • Mielli i gështenjave: realizohet me të njëjtën proçedurë. E pasur me kripëra minerale dhe proteina, është e përshtatshme për maska ushqyese dhe tonifikuese.

Rezultate imazhesh për homemade mask with flours

femra-moderne.com