Daily Mail publikoi dje fotot e Marilyn Monroe gjate kohes kur ishte shtatzene, por qe fatkeqesisht shtatzania u nderpre nga nje abort dhe artistja donte ta mbante patjeter sekret.
Jane publikuar disa nga fotot me te rralla dhe te pa publikaura me pare te artistes Marilyn Monroe, ku duket barku i fryre nga shtatzania. Fotot u shiten ne ankand vitin e kaluar, por koleksionistet qe i blene nentorin e shkuar, nuk ishin ne dijeni te domethenies se tyre.
Fotot jane shkrepur ne 8 korrik 1960, jashte studiove te “Fox” ne New York.
Monroe kishte shume te deshire te behej me femije, por kjo lumturi ju mohua. Ajo pati 3 deshtime te tjera te gjitha larg syrit te publikut.
Nga madhesia e fryrjes se barkut, duket se artistja ishte ne muajt e pare te shtatzanise. Sipas mikes se saj Frieda Hull, Marilyn i kishte treguar se ishte shtatzene dhe se kishte disa foto qe e tregonin kete gje. Ajo gjithashtu i kishte rrefyer mikes se saj se babai i femijes nuk ishte bashkeshorti Arthur Miller, por Yves Montand, aktori me te cilin luanin ne filmin Let’s Make Love.
Pasi filloi te ndihej keq, ajo shkoi tek gjinekologu, ku mori vesh lajmin se kishte humbur femijen. Nuk ka foto apo dokumenta qe tregojne se ajo provoi per nje shtatzani tjeter me pas.