Kjo është kirurgia më e vjetër në botë, 89 vjeçaria bën 4 operacione në ditë

Njihuni me kirurgen më te vjetër në botë, Alla Illyinichna Levushkina, 89 vjeçaria bën 4 operacione në ditë

Nese mendoni se kalimi i moshes ju ben me te pafuqishem, kjo ndodh sepse nuk e njihni Alla Illyinichna Levushkina e cila është pothuajse 90 vjeç. Ajo është kirurge në spitalin e qytetit të Ryazanit, pranë Moskës dhe ajo vazhdon të kryejë katër operacione në ditë.

Ajo është ende e fortë, pavarësisht se punon tashmë 67 vite. “Të jesh mjeke nuk është thjesht një profesion, por është një mënyrë jetese. – tha ajo per Lite FM kur e pyeten nese kishte ndermend te dilte ne pension. – Nëse do të ndaloja nga puna, kush do t’i beje operacionet?”

Stili i jetës së saj na dëshmon se nuk ka diçka të tillë si pensionimi, nëse vete nuk duam. Mosha qe kemi nuk korrespondon me aftësitë dhe forcën mentore dhe fizike. Gjallëria e saj duhet të jetë shtysë mendimi për secilin 60/65 vjeçar që dëshiron të del në pension.

Ajo ka kryer më shumë se 10 mijë operacione dhe nuk ka ndërmend të ngadalësojë ritmin.

89 vjeçarja Alla jeton në një banesë dhe kujdeset për nipin me aftësi të kufizuara dhe per tetë macet e saj. Ajo konsiderohet të jetë kirurgjia më e vjetër në botë që punon momentalisht.

Por cili është sekreti i jetës se saj te gjate dhe energjike? “Unë nuk kam gjetur ndonjë sekret për jetëgjatësinë” tha ajo. “Unë kam ngrënë gjithcka kam dashur, kam qeshur dhe kam qarë shumë.”

femra-moderne.com