Ky është fshati me i bukur në botë

Giethoorn është fshati me i bukur në botë

Ju ndodh ndonjehere te lodheni nga jeta e qytetit? Nga njerëzit stresues dhe makinat e zhurmshme qe lënë tymin e gazeve pas? Nëse është kështu, ne  kemi vendin e persosur ku mund te shkoni, një gur i çmuar i fshehur jashtë Amsterdamit, ne Holandë. Një fshat ku rrugët janë bërë nga uji dhe e vetmja mënyrë për të ardhur rreth e rrotull është me anije.

E ngjashme me Venecian, por me me shumë gjelbërimin. Ky është fshati Giethoorn, i cili njihet ndryshe edhe si “Venecia e Holandes”. Fotografitë do t’ju tregojnë pse ky fshat mund të quhet si më i bukuri në botë.

Fshati Giethoorn, pa rrugë, pa makina, e vetmja mundësi e qarkullimit është nëpërmjet varkave ose urave të bukura nga druri.

Ky fshat daton që nga shekulli i 18 dhe nuk është për çudi që ka tërhequr shumë vizitorë. Vizitorët e këtij fshati detyrohen që veturat e tyre t’i lënë jashtë fshatit, për të lundruar pastaj me varka nëpërmjet tij.

Turizmi nuk ka pasur një ndikim të madh në kete qyteze te vjetër tradicionale, prandaj mund ta quajme shume mire një diamant te paprekur.

Në fshat ka turne të organizuara me varkë, por mënyra më e mirë për të përjetuar qytetin është duke marrë me qera një të ashtuquajtur “anije pëshpëritje”, një gomone e vogël qe punon me motor elektrik, për të lundruar vete.

Duke rrëshqitur përgjatë kanaleve të vogla ka shumë mundesi që ju do tagjeni veten duke menduar “A është kjo prej vërteti?” Ndersa lundroni do shikoni shtepi klasike te stilit holandez te shekullit te 18-te ne shtepi fshati me cati prej kashte.

Çfare mendimi keni, duket nje vend i mrekullueshem apo jo? Kush nuk do donte ta vizitonte nje vend te tille? Duket sikur e kane nxjerre nga ndonje liber me perralla!

femra-moderne.com