Pediatrët italianë paralajmërojnë: Ja pse s’duhet t’i lejoni fëmijët të përdorin celular dhe tablet

Pediatrët italianë paralajmërojnë prindërit që t’i ndalojnë fëmijët të përdorin celular dhe tablet

Përdorimi i celularëve po kalon nga përdorim në abuzim dhe efektet e dëmshme për shëndetin janë gjithnjë e më të dukshme, mbi të gjitha për fëmijët. Ja pse.

Përdorimi i celularëve, sic shpjegojne pediatrët e italianë, po kthehet në abuzim dhe efektet anësore janë të shumta, si: mungesë vëmendje, vështirësi në nxënie dhe agresivitet.

Por jo vetëm kaq. Paralajmërimi vlen edhe për valët magnetike që vijnë nga telefonat celularë. “Italia është në vendin e parë në Evropë nga numri i telefonëve celularë në përdorim dhe mosha mesatare e zotëruesve të një celulari po zvogëlohet gjithnjë e më shumë”, thotë pediatria Maria Grazia Sapia. Ndërkohë që edhe ne Shqipëri vihet re gjithnjë e më shumë kjo tendencë.

Ajo vijon më tej:  “Ne po lëvizim nga përdorimi drejt abuzimit. Të mos harrojmë që bëhet fjalë për transmetues të vegjël që normalisht mbahen pranë kokës gjatë përdorimit. Efektet mbi shëndetin po bëhen gjithnjë e më të dukshme dhe shumë janë efekte të pakthyeshme.

Ndërhyrja e fushës elektromagnetike me sistemin biologjik shkakton rritje të lokalizuar të temperaturës dhe kur ky ekspozim është i gjatë ose intensiv mund të tejkalojë mekanizmin e vetërregullimit. Efektet shëndetësore janë gjithnjë e më evidente. Gjithashtu ‘varësia nga telefoni celular’, sjell dëmtime shumë të rënda në zhvillimin social dhe psikologjik”.

Probleme me sjelljen dhe te mesuarit

“Tani për tani – vazhdon Giuseppe Di Mauro, – ne nuk kemi njohuri për të gjitha pasojat që kanë të bëjnë me përdorimin e telefonave celular, por ne jemi të sigurt se nga përdorimi i tepruar mund të ketë origjinën humbja e përqendrimit ose kujtesës, kapacitet më i ulët në procesin e të mësuarit, çrregullime të gjumit dhe rritja e agresionit.”

“Unë gjithashtu mendoj se fëmijëve nuk duhet t’ju jepet mundësi për të përdorur telefonin, – thote Di Mauro. – Ose, në qoftë se ju me të vërtetë nuk mund ta shmangni për ndonjë arsye këtë pajisje, unë shpresoj se përdoret për një kohë të shkurtër dhe jo për orë duke biseduar ose duke dërguar sms.

Nëse ne nuk vëmë frena, ose në qoftë senuk jemi të përkushtuar në edukim e vërtetë për përdorimin e duhur të pajisjes (për shkak të avantazheve), ne rrezikojmë një ‘pushtim’ nga telefoni celular që do të çojë në izolim”.

Pajisjet elektronike pengojne edhe zhvillimin trupor te femijeve

Nderkohe qe nje studim i pak muajve me pare nxorri ne pah se perdorimi i pajisjeve elektronike po pengojnë zhvillimin e muskujve dhe kockave te fëmijët. Kjo pasi fëmijët po i lëvizin gjymtyrët e sipërme tre herë më pak nga sa i aktivizojnë lodrat e zakonshme. Lexoni perfundimet e studimit ketu.

femra-moderne.com