Me trego formen e thonjve, te te them cfare manikyri te shkon me shume

Me trego formen e thonjve, te te them cfare manikyri te shkon me shume

…sepse ekziston një ngjyrë perfekte që i përshtatet fiks formës së thonjve tuaj.

  • Për thonjtë e shkurtër në formë katrore, sugjerohen kryesisht ngjyrat që bëjnë pjesë në familjen “nude” dhe ngjyrat me shkëlqim metalik, siç është për shembull roza me shkëlqimin e florinjtë. Parapëlqehen këto ngjyra pasi i bëjnë thonjtë tuaj të duken më të gjatë (duke shmangur kështu, daljen në pah të gjërësisë së tyre). Shmangni ngjyrat e forta si për shembull, blu dhe të zezë.
  • Nëse keni thonj të shkurtër por në formë rrumbullake, këshillohet të përdorni nuancat e errëta, pasi me to thonjtë tuaj do të duken të gjallëruar dhe të pastër. Gjithashtu e kuqja klasike dhe ngjyrat e pastelit do t’ju bëjnë punë.

Një këshillë: kur lyeni thonjë me manikyr, lini pak hapësirë të palyer nga të dyja krahët në mënyrë që ato të duken më të holla.

  • Nëse keni thonj të gjatë e të ngushtë duhet të përdorni me patjetër ngjyrën e kuqe të zjarrtë, pasi kjo ngjyrë i bën ata të duken edhe më joshës. Gjithashtu, nuancat e rozës dhe ato “nude” do të ishin shumë të përshtatshme (gjithmonë nëse nuanca nude do të jetë një ose dy tone e ndryshme nga ngjyra e lëkurës tuaj). Qëndrojini larg ngjyrave blu dhe lejla sepse do t’i bëjë thonjtë tuaj të duken fals.
  • Nëse thonjtë tuaj janë të gjatë dhe të gjërë atëherë jëni me fat. Kjo formë ngjan bukur me çdo nuancë manikyri.
Burimi: ATA

femra-moderne.com