Ne faqen Mama & Bebe ne Facebook na kane derguar kete leter, te cilen po e shperndajme nepermjet femra-moderne.com ne menyre qe te kete me shume mundesi per t’u lexuar nga me shume njerez. Zonja deshiron te mbetet anonim.
“Pershendetje.
Une jam nena me e lumtur ne bote, e cila ka kaluar ne jeten e saj nje dhimbje te papershkrueshme: friken e humbjes se femijes nga nje semundje e rende.
Mu deshen vite qe ta kaloj vuajtjen dhe dhimbjen qe kemi hequr. Sot me duken sikur kam jetuar nje jete tjeter dhe kam rilindur. Qe kur djali im fitoi betejen me leucemine.
Vendosa t’ju tregoj vuajtjet e familjes time, sepse mbase keshtu mund te ndihmoj dike qe mund te jete duke kaluar te njejten gje.
Kisha djalin semure. Atehere ishte vetem 5 vjec. Kishte temperature, te vjella, na dhane antibiotik per te luftuar virozen. Sa e mbaroi antibiotikun, u semur prape. I dhane prape antibiotik. U perserit e njejta gje 4 here. Me ato qe kam lexuar, kjo semundje e gjakut i ka te gjitha keto simptoma.
Djali sa vinte e behej me i dobet dhe i zbehte. Pyesja doktorreshen se pse nuk po i kalonte kjo gjendje, ajo ma ktheu se mund te ishte faji im. Ndoshta nuk po i jepja ilacet sipas orarit, etj.etj.
Nderrova mjeke, e cova tek nje tjeter dhe pas disa analizave doli qe djali vuante nga nje semundje e rende e gjakut. Nuk dua t’i permend gjithe hollesite e atyre qe hoqi familja jone me, por fatmiresisht ne fund arritem te fitonim betejen e forte me nje semundje te tmerrshme.
Kushedi sa prinder i humbasin femijet e tyre per shkak te diagnostikimit te keq, mjekimit te keq dhe moskujdesit ne kohen e duhur. Ju lutem te gjitha nenave, mos i anashkaloni simptomat e pazakonta tek femijet tuaj.
Djali im ne fillim kishte keputje dhe renie te oreksit, veshtiresi ne frymemarrje. Te gjitha simptomat te benin te mendoje se e kishte kapur ndonje viroze, por ne fakt nuk ishte keshtu. Semurej shpesh, kishte temperature, rrufe… domethene gjithcka qe mund te ngaterrohej lehte me ngonje grip. Me pas kishte dhe rrjedhje gjaku nga hundet, dukej shume i zverdhur dhe si i enjtur. U desh nje mjeke shume e mire, por dhe e guximshme qe te zbulonte ate qe po vuante djali.
Ndoshta doktorresha e pare qe na dha 4 here antibiotik kishte frike ta mendonte se mund te ishte leucemi, por ne fakt nuk na ndihmoi aspak me kete mungese profesionalizmi. Mbase po ta kishim kapur me heret, im bir s’do vuante aq shume.
Gjithsesi, kam pare gjera te tmerrshme, lotet nuk me jane thare per vite nga syte, por fale Zotit, djali im sot eshte mire.
Uroj qe historia ime t’i sherbej dikujt. Uroj qe cdo femije ne rruzullin tokesor te jete mire dhe te mos vuaje asnjehere asnje problem te rende shendetesor. ”