Tendenca pranvere 2017: Ndryshoni modelin e flokeve, duke prere balluket
Eshte per te festuar! Arritem te mbijetonim nje dimer tjeter. Dhe me ardhjen e pranveres ku ka me mire se sa nje model i ri flokesh?!? Nuk eshte e thene te prisni floket ne menyre drastike, mjafton te prisni balluket. Pervec ndryshimit do jeni edhe trendy, duke qene se balluket jane tendenca e kesaj pranvere.
Ballukja e pershtatshme
Ballukja të ndihmon të minimizosh difektet si një ballë i vogël apo i gjerë, si dhe për të theksuar format e fytyrës, siç janë sytë dhe mollëzat. Nuk ka një rregull universal për të zgjedhur balluken që ju përshtatet. Këshilla është që t’i drejtoheni gjithmonë një profesionisteje, që zgjedh një prerje sipas tendencave, por dhe që i përshtatet fytyrës suaj.
Nese keni aq guxim sa te prisni floket shkurt si Kate Mara, provoni prerjen pixie. Kerkojini stilistes se flokeve t’jua lere floket pak te gjata te veshet dhe qafa – keshtu s’do jete shume e veshtire per t’u mbajtur si prerje.
Ballukja klasike
E plotë dhe shpesh e gjatë, ballukja klasike kombinohet mjaft mirë me flokë të shkurtër apo flokë të gjatë të lirshëm. Është mjaft trend këtë sezon.
Ballukja në anë
Kjo balluke është zgjidhja ideale për ata që duan të rrisin flokët dhe nuk i pëlqejnë flokët para syve. Ajo mund të rikrijohet falë aksesorëve.
Ballukja e shkurtër
Është varianti më rock i pranverë-verë 2017 dhe shpesh edhe me ngjyra. Kombinimi është me flokë të shkurtër ose të gjatë dhe asimetrik.
Baluke e hapur
Është casual dhe e lehtë për ata që nuk kanë shumë kohë të merren me të.