Ja pse duhet te mbathni kepuce me te medhaja se numri juaj i kembes

Ja pse artistet e famshme mbathin kepuce me te medhaja se numri i tyre i kembes dhe ja pse edhe ne duhet te bejme te njejten gje!

Mbase i keni vene re disa nga femrat e famshme te showbiz-it qe veshin kepuce qe i rrine te medhaja. E me pas e keni pyetur veten se si ka mundesi? Mos eshte nje tendence e re? Apo eshte dicka tjeter?

Ne fakt, shume yje te Hollywood-it zgjedhin vete qe te mbathin kepuce, te cilat jane me te gjera dhe me te medhaja se sa masa e tyre. Kjo sepse ata dine nje sekret qe ne nuk e dinim: duke bere kete gje, ata parandalojne qe kembet e tyre te krijojne flluska, te vriten nga mbajtja per nje kohe te gjate mbathur. Dihet qe po te mbash kepucet per nje kohe te gjate dhe te qendrosh ne kembe per ore te tera kembet do te enjten.

Per te parandaluar dhembjen e kembeve dhe problemet kronike ne lidhje me kembet, femrat e famshme zgjedhin te mbathin kepuce te paktem nje numer me te medhaja se masa e tyre. Per me teper qe takat e larta apo majat e kepuceve nuk do te shtrengojne, pickojne apo vrasin, pasi nuk do te vendosin presion ne pjeset me te ndjeshme te kembeve.

Qe kembet te mos rreshqasin ose te dalin nga kepuca qe eshte me e madhe se masa e kembes, ata vendosin sholla silikoni (silicone pads) brenda kepuceve. Ky marifet i siguron qe kemba te jete e sigurte, te mos veshtiresoje qarkullimin e gjakut dhe nuk i lejon enjtjen.

Pervec kesaj, kane edhe nje sekret tjeter i perdorur nga femrat vip. Ngjiteset dyanesore (biadezive) qe i ndihmojne kembet te qendrojne brenda kepuceve gjate gjithe nates.

Burimi: Brightside

femra-moderne.com