Floke te mbledhur, eshte nje nga modelet me te bukura dhe romantike per nuse.
Cdo nuse deshiron qe dasma e saj te jete ideale. Ceremonia, ndjesia, stili i dasmes dhe cdo detaj duhet te jete i miremenduar dhe i planifikuar. Nje nga vendimet me te rendesishme eshte pa dyshim fustani. Ai percakton vizionin tuaj dhe nxjerr ne pah bukurine tuaj ne kete dite te vecante. Me pas, ne varesi te fustanit vjen edhe modeli i flokeve.
Ajo per te cilen keni nevoje, eshte nje topuz, disi i crregullt, i kapur poshte, por qe pershtatet mrekullisht me shumicen e stileve te dasmave dhe fustaneve.
Kjo kapje flokesh ju ben te dukeni femerore dhe delikate. Kjo kapje flokesh ju kthen ne nje princeshe. Por me e rendesishmja e ketij modeli eshte se eshte i gjithanshem dhe mund te transformohet ne stile te ndryshme. Mund ta zgjidhni nje model te lemuar per nje pamje me modeste dhe strikte. Ose mund te zgjidhni nje model me romantik me onde dhe gersheta.