15 ide dhuratash per mesuesit

Ju kemi listuar disa ide dhuratash per mesuesit me rastin e festes se 7 Marsit.

Nese nuk jeni shume te frymezuar per dhuratat qe mund t’i beni mesueses/it per festen e 7 Marsit, ju keshillojme te lexoni idete e meposhtme. Me siguri qe do gjeni dicka qe do t’ju binde.

Se pari, keshilla me e rendesishme qe mund t’ju japim eshte te njihni mesuesen/in. Keshtu edhe dhurata eshte me e lehte qe te godase ne shenje. Per shembull, nese nuk jeni te sigurte ne e konsumon alkoolin, atehere mos i dhuroni nje shishe vere. Megjithate, ne po mundohemi t’ju lehtesojme gjerat, duke ju dhene disa ide.

1. Nje shporte me dhurata

Mos e bleni shporten te gatshme, por mbusheni vete, me gjera i pelqejne mesuese/it ose qe kane lidhje me profesioni. — Per shembull, disa embelsira, nje pije, fruta te thata, etj..

2. Nje lule ne vazo.

Te cilen mund ta mbaje mbi tavoline ne klase, ose ne shtepi.

3. Nje karte dhurate ne nje qender estetike ose spa.

Nje krehje flokesh, makijazh, masazh etj. Po ashtu eshe nje rezervim ne restorant ben pjese ne kete kategori.

4. Ditar.

Mesueseve u duhet te mbajne shume shenime, prandaj nje ditar do ishte nje dhurate e dobishme. Nese keni mundesi, mund t’i beni nje ditar te personalizuar, me ermin e mesueses/it ne kopertine.

5. Kulete. 

Si per femra edhe per mesues meshkuj kuleta eshte nje ide e kendshme.

6. Liber.

Mund te jete nje liber per te, ose per t’ja dhuroni shkolles ne emrin e mesueses/it.

7. Mjete per klasen.

Edhe pse nuk eshte nje dhurate personalisht per mesuesen/in, mund te jete dicka qe do t’i sherbeje ne mesimdhenie. Tregojini mesueses/it qe deshironi t’i dhuroni disa pajisje per klasen/mesimdhenien dhe kerkojini t’ju tregoje se cfare i mungon. Keshtu mund te bleni dicka qe mund ta perballoni nga ana buxhetore. Por ne kete rast eshte mire te pyesni mesuesen/in, qe te jeni te sigurte se dhurata juaj do te vleresohet.

8. Nje kornize per foto.

Zgjidhni nje kornize te bukur per foto, te cilen ajo ose ai mund ta perdore per te vene foton e nje kujtimi te bukur.

9. Nje kuti me cokollata.

Mbeshtilleni bukur nje kuti me cokollata dhe dhurojani mesueses apo mesuesit.

10. Abonim ne nje reviste.

Edhe pse ne kete rast duhet te njihni shijet e mesueses/it.

11. Nje torte.

Nje embelsire me nje falenderim te shkruar siper.

12. Nje feste surprize.

Organizohuni me nxenesit e tjere, bleni disa pije, embelsira etj, nderthurur me pak muzike ose kenge. Me siguri qe mesuesi/ja do te gezohet.

13. Nje tufe me lule. 

Lulet jane dhurata e persosur per cdo feste, aq me teper per 7 Marsin.

14. Nje filxhan me shenim ose foto te saj me klasen.

15. Nje leter falenderimi.

Nje leter falenderimi e shkruar me doren tuaj dhe te femijes tuaj, ku tregoni se sa shume e çmoni mesuesen/in si ju, edhe femija, eshte nje nga dhuratat me te cmuara nga te gjitha. Ne leter mund te shkruani se sa shume e mbeshtesni punen e mesueses/it, sa e vleresoni ate dhe mund t’ja jepni te njejten leter edhe drejtorise se shkolles, edhe mesuesit/es.

Po ju, cfare dhurate i keni dhuruar mesueseve? Nese jeni mesuese, cila ka qene dhurata qe ju ka pelqyer me shume?

femra-moderne.com