Alergjitë e pranverës mund të kurohen kështu

Alergjitë e pranverës mund të kurohen kështu

Një studim ka zbuluar hiperaktivitet bronkial të shtuar pesëfish tek ata që më së paku merrnin vitaminë C. Të marrësh 500 mg vitaminë C dy herë në ditë gjatë sezonit mund të përmirësojë funksionin e mushkërive

Vitamina C

Vitamina C është antioksidanti kryesor që patrullon rrugët e ajrit, zvogëlon inflamacionin në mushkëri dhe membranat e mukozës në fyt. Një studim ka zbuluar hiperaktivitet bronkial të shtuar pesëfish tek ata që më së paku merrnin vitaminë C. Të marrësh 500mg vitamine C dy herë në ditë gjatë sezonit mund të përmirësojë funksionin e mushkërive.

Magnezi

Magnezi ka efekt relaksues tek muskujt e lëmuar, e kështu ndihmon në zbutjen e tkurrjes bronkiale. Hulumtimet tregojnë se me rënien e niveleve të magnezit simptomat e alergjive dhe astmës rriten. Më së miri është që të marrësh afër 350mg magnez në ditë gjatë gjithë vitit.

Vitamina E

Vitamina E është antioksidant që mbron membranat e qelizave dhe parandalon dëmtimin e enzimave. Së bashku me vitaminën C, krijon mburojë dhe mbron qelizat drejtpërdrejtë të ekspozuara ndaj alergjenteve. Studimet tregojnë se nivelet e ulëta të antioksidantëve sikur vitamina E rrisin rrezikun ndaj alergjive për trefish. Në ditë merr 400 UI.

Vaji i peshkut

Dietat e pasura me omega-3 zvogëlojnë përgjegjësin e trupit ndaj alergjive kronike dhe ndaj gjendjeve inflamatore. Vaji i peshkut ofron nivele te larta të omega-3shit e që ndihmon trupin në prodhimin prostagladineve inflamator që janë të involvuar në përgjegjësin ndaj alergjive. Vaji i peshkut gjithashtu mund të zvogëlojë reaksionet hipersenstive të lëkurës shpesh ndryshe që quajtura “dermatitis”. Merr rreth 3 grame vaj peshku në ditë për të luftuar alergjitë.

femra-moderne.com