E keni pyetur veten se si t’i kombinoni veshjet sa me mire? Apo se cilat jane rregullat baze qe cdo grua duhet te dije per te evituar gabime te renda?
Nese po kaloni keto dyshime, do te thote qe dikush ju ka thene ndonje fjale, ose thjesht doni te beni nje perseritje. Domethene, eshte koha qe te zbuloni se cilat jane disa nga sugjerimet qe duhet te ndiqni per te mos bere ngaterresa dhe per te kombinuar veshjet me stil.
Te kombinosh veshjet thjesht ne pranvere dhe vere
Zgjidhni vetem veshje basic, domethene ato me thelbesoret. Keshtu eshte e mundur te realizoni nje look qe as te mos turperohesh, as te mos lavderohesh, por sigurisht pa gabime. Domethene, nese vishni nje t-shirt te bardhe dhe nje pale xhinse klasike, me atlete dhe nje cante te zeze ose kafe, askush nuk do ju qortoje per asgje. Nese doni nje look jo kaq te thjeshte dhe basic, ju keshillojme te shtoni disa aksesore. Mjafton nje varese me ngjyra, madje edhe nje varese me gure te medhenj (qe jane shume ne mode vitet e fundit).
Te kombinosh veshjet thjesht ne vjeshte dhe dimer
Gjate stines me te ftohte eshte e ditur qe duhet te perdorim me shume veshje. Look-ut basic te veres duhet t’i shtojme xhakete, doreza, shall dhe kapele. Por mos kini frike, ka nje zgjidhje per gjithcka. P.sh. si xhakete per t’u mbeshtjelle mund te zgjidhni nje pallto e bukur ose nje xhup me gjatesi mesatare, mundesisht me ngjyre te erret. Ndersa persa i perket aksesoreve, ju keshillojme te zgjidhni nje set me te njetat ngjyra, ne menyre qe te mos dukeni me nje look te “tepruar”.
Te kombinojme te tjerat
- Te vishesh basic eshte nje zgjedhje qe nuk te le asnjehere ne balte. Por mos harroni: nese shtoni pak ngjyra ne kete menyre veshje do ta beni pamjen tuaj me terheqese dhe te vecante. Ne vend te xhinseve mund ta kombinoni bluzen me nje fund te kuq me prerje te rrumbullaket ose nje fund pencil me fantazi grafike.
- Kujdes me masat. Nese ju pelqejne trikot oversize, zgjidhni nje pale pantallona te ngushta. Ose nese doni nje fund maxi, eshte em mire ta kombinoni me nje bluze te shkurter slim fit. Eshte e vertete qe neper pasarela shikojme edhe veshje te gjitha oversize, por jane paksa te komplikuar.
- Duhet te keni parasysh edhe rendesine e kepuceve. Cdo look ka kepucet e veta. Neve vishni nje fund eshte me mire ta kombinoni me nje pale kepuce te sheshta ne vend te atleteve. Edhe te miksoni stilet e te veshurit eshte nje alternative e mundshme. Per kete shume femra preferojne look-un sporty chic, qe ka te beje me kombinimin e fundeve longuette dhe atleteve. Po ashtu edhe te mannish outfit, qe ka te beje me kombinimin e veshjeve femerore me kepuce mokasin ose oksford qe jane me shume stil mashkullor.
- Ju keshillojme te provoni ne fillim dicka te thjeshte, dhe pasi te jeni rehatuar me kete stil, te vazhdoni ne nje nivel me tutje.
- Nese keni nje veshje te karakterizuar nga nje fantazi, si p.sh. lule, pika, katrore apo dizenjo te tjera, duhet ta kombinoni me nje rrobe tjeter qe te jete njengjyreshe. Nese keni nje fund me lule, eshte mire ta kombinoni me nje kemishe ose bluze njegjyreshe, qe mund te jete e bardhe, e zeze, blu ose ne nje nga ngjyrat dominuese te vete fundit.