Nuk hani shume peshk? S’jeni te vetmit. Gjysma e popullsise konsumojne me pak se rekomandimi qe perfshin te pakten dy racione ne jave. Ketu keni 10 arsye pse duhet te shtoni sasine qe konsumoni…
1. Eshte antidepresant natyral
Acidet yndyrore thelbesore omega-3 – qe gjenden tek peshqit e yndyrshem si salmoni, skumbri dhe toni i fresket – jane jetesore per funksionin e shendetshem te trurit.
Ne fakt, njerezit qe konsumojne nje diete mesdhetare jane me te lumtur dhe me pak te stresuar se ata qe nuk hane keshtu. Kjo sipas nje studimi te fundit te Universitetit South Australia.
2. Ul rrezikun e kancerit te zorres
Njerezit qe ndjekin nje diete me peshk dhe perime – por jo mish – kane 43 per qind me pak mundesi te preken nga kanceri i zorres se trashe, sipas studimit te fundit te Loma Linda University te Kalifornise.
3. Lufton artritin rheumatoid
Duke konsumuar te pakten nje racion ne jave me peshk te yndyrshem mund te pergjysmohet rreziku i artritit heumatorid. Kjo sipas studimit te botuar ne gazeten Annals of the Rheumatic Diseases. Me sa duket – acidet yndyrore Omega 3 – pervec te tjerave kane edhe efekt anti-inflamator.
4. Parandalon humbjen e degjimit
Njerezit qe hane peshk te pakten dy here ne jave kane 20 % me pak mundesi te perjetojne humbjen e degjimit. Kerkimi amerikan i botuar ne American Journal of Clinical Nutrition, tregon se, konsumi i disa llojeve te peshkut eshte i lidhur me rrezik me te ulet per t’u prekur nga ky shqetesim.
5. Permireson kujtesen
Ata qe ndjekin nje diete mesdhetare kane 19 per qind me pak mundesi te vuajne nga problemet e kujteses, sipas studimit te Universitit te Alabamas.
6. Mund te shmange nje atak
Konsumi i peshkut mund te reduktoje rrezikun e goditjes nga nje atak. Kjo sipas nje analizes te botuar ne British Medical Journal – te cilet studiuan menyren e te ushqyerit te afersisht 800,000 personave rreth e qark botes.
7. Mund te ndaloje dhimbjen e kokes
Disa studime tregojne se te konsumosh me shume peshq te yndyrshem mund te reduktojne frekuencen dhe ashpersine e migrenes. Sipas nje studimi te Universitetit te Cincinnati, eshte zbuluar se 9 nga 15 lloje migrenash kane pesuar ulje te dukshme te simptomave, pas marrjes per 6 jave te suplementeve me vaj peshku.
8. Permireson gjendjen e kockave
Peshqit e yndyrshem jane nje nga burimet e vitamines D, e cila eshte thelbesore per dhembe dhe kocka te shendetshme. Harenga permban 19mcg per 100g, krahasuar me sardelet e konservuara te cilat permbajne 4.6mcg per 100g.
9. Ju mbron nga dielli
Nje doze e rregullt me yndyrna peshku rrisin imunitetin e lekures tuaj, sipas nje studimi te University of Manchester. Konkluzioni? Omega 3 eshte nje ushqyes potencial qe mbron kunder kancerit te lekures.
10. Eshte i mire per syte
Hani te pakten nje racion me peshk te yndyrshem ne jave dhe mund te reduktoni deri ne 60 per qind rrezikun e “degjenerimit” makular te lidhur me moshen – nje nga shkaktaret e verberise. Kjo sipas studimit te John Hopkins University ne Baltimore. Sipas studimit, kjo mund te jete per shkak te efektit anti-inflamator te acideve yndyrore omega-3.
Keni deshire te konsumoni me shume peshk por s’keni frymezim? Lexoni ketu disa ide se si te gatuani peshkun.