Dita e Veres është një festë me origjinë të lashtë. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë.
Tashme kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi. Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve. Ndonëse kjo ditë vazhdon të ruhet dhe festohet madhërishëm në qytetin e lashte te (VALMIT) Elbasanit, ajo është festë e të gjithë shqiptarëve.
Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 mars në shtëpi. Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan po edhe në Dibër, Strugë e Prespë. Dita e Veres ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, “14 mars”). Ajo ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave.
Receta per Ballokume
Si lindi Dita e Veres?
Është dita në të cilën stërgjyshit tanë, kur s’kish lindur krishterimi, kremtonin bashkë me romakët dhe me grekët e vjetër, perënditë e luleve, të shelgjeve. Kur shkrin dimri, kur qaset vera buzëqeshur, e hollë dhe e gjatë si në pikturë të Boticelit, zemra e njeriut shkarkohet nga një barrë, shijon një qetësi, një lumtëri të ëmbël. Në këtë gëzim, stërgjyshërit tanë ndienin një detyrë t’i faleshin perëndive që sjellin këto mirësira. Dhe ashtu lindi festa që e quajnë Dita e Verës.
Ç’është Dita e Veres?
Vitet e fundit “Dita e Verës” është bërë me të vërtet një festë mbarëkombëtare, ku festohet masivisht nga të gjithë shqiptarët pa dallim moshe, besimi fetar dhe krahinor. Kjo tregon se shqiptarët edhe në festa janë të bashkuar, si një trung i vetëm duke treguar se janë një komb i vetëm dhe që kanë vetëm një identitet, atë shqiptar, i cili rrjedh nga qytetërimi antik Ilir, ndër më të vjetërit jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë. Dita e Veres e vërteton këtë lidhje, sepse vetë “Dita e Veres” është shumë e lashtë për nga koha e kremtimit dhe mënyra. Është festë pagane që rrjedh nga lashtësia dhe që është ruajtur me shumë fanatizëm deri në ditët tona. Natyrisht që nga fillimet e kremtimit të saj deri sot, kohët kanë ndryshuar dhe për rrjedhojë edhe mënyra e festimit, por forma e saj bazë është po e njëjta, ka qenë dhe mbetet një festë pagane, me origjinë dhe traditë shqiptare dhe që i dedikohet stinës së pranverës, me të cilën rigjallërohet gjithçka pas një gjumi të lodhur dhe të gjatë dimëror.
Dita e Verës njihet si festa e gjithë shqiptareve, por Elbasani dhe ballokumja është zemra e saj.
Një feste pagane, qe e ka origjinën ne kohen kur njerëzit i faleshin perëndive. Tempulli ka qene ne zonën e Çermenikes, ne afërsi te Librazhdit te sotëm. Ne kalendarin e vjetër, njerëzia orientohej ne diellin, hënën dhe gjelbërimin. Ndërsa sot është fiksuar 14 marsi, dite e festes se lashte, qe shënon ndryshe fundin e dimrit te acarte dhe hyrjen e pranverës se çeljes se luleve. Ne kohen antike, te paret tanë, Iliret, udhëtonin nga te kater anët për t’ju falur perëndisë së ripërtëritjes dhe gjithësisë, Diana Candieviensis.
Dita e Verës është feste e te gjithëve, e te pasurve dhe te varfërve, është feste mbarëpopullore ku te gjithë gëzojnë. Data 14 mars thjesht hap festivalin njëjavor të pjellorisë dhe rilindjes së natyrës, duke çuar drejt 21 marsit, që është Dita kalendarike diellore e Verës.
Pse quhet Dita e Verës, kur në fakt festivali është pranveror?
Kjo ndodh sepse në kalendarin diellor ilir/shqiptar (dhe të disa popujve të tjerë), ka vetëm dy stinë, Verë dhe Dimër, dhe stinët nisin me barasnetët (ekuinokset) në mars e shtator dhe arrijnë mesin me solsticet në qershor e dhjetor, atëherë kur festohet përkatësisht Mesvera dhe Mesdimri.
Lexoni me shume ne Wikipedia.