Profesor. Dr. TRITAN KALO: Portreti i një personazhi, nga arti human i mjekësisë
Nga Alma Papamihali
Profesor Dr. Kalo, ka filluar punë më 1 Qershorit 1981 në Spitalin e Sëmundjeve Infektive nr.4, sikundër njihej më parë Shërbimi i Sëmundjeve Infektive, pjesë integrale e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas pesë vitesh studimesh intensive, emërohet mjek stazhier në këtë spital, dhe pas diplomimit me “Medalje të Artë” në 1 Qershor 1982 dhe mjek i përhershëm po aty.
Dhe tashmë, pothuajse ne fund të karierës së tij si një mjek i thjeshtë, jashtë karierës burokratike profesionale, por tashmë me 34 vite eksperiencë mbi shpinë dhe i apasionuar me profesionin e tij, po aq sa në ditën e parë kur u ul në auditorin e Fakultetit të Mjeksisë më 1 Shtator 1976, i rrethuar nga dashurija dhe respekti i pacientëve dhe i kolegëve.
Disa këshilla mjekësore për vaksinimin apo parandalimin e sëmundjeve, ç´mund të jepni për lexuesit tanë…
Sa ndikon vetë njeriu në përmirësimin e jetës së tij?
- Parandalimi i sëmundjeve, nuk nënkupton vetëm vaksinimin e popullatës, për të parandaluar disa sëmundje të rrezikshmeinfektive për të, por është një proçes i tërë, një tërësi hallkash. Parandalimi i çdo sëmundje, përbën thelbin zhvillimor të vetë mjekësisë, por ai është njëkohësisht edhe një vlerë formuese në edukimin e kulturës mjeksore në vendin tonë, kulturë që duam apo nuk duam ne len shumë për të dëshiruar.
- Një jetë e shëndetshme, një ushqim i shëndetshëm, dëshira për tu informuar, një jetë sociale aktive ndikojnë dukshëm në rritjen e treguesve si ulja e sëmundshmërisë në popullatën tonë, në rritjen e moshës së saj mesatare të jetesës dhe mbi të gjitha nëpërmiresimin e mjedisit social ku ne jetojmë.
“Një mëndje e shëndoshë në një trup të shëndetshëm”, kjo është motoja e të pasurit të një popullate cilësisht të aftë për tu përballur me dallgët e jetës.
Cilido prej nesh duhet te bëhet doktori, kujdestari shëndetsor i vetvetes, për të patur një shëndet fizik dhe mendor sa më të mirë.
- Të jetuarit shëndetshëm, në mënyrën më të mirëtë mundëshme të kësaj fjale, është çelësi i artë i një jetëgjatësije mbi mesataren dhe nje cilësie jete në kushtet optimale të saj. Kujdesi ndaj të ngrënit jo të çdo gjëje që na sheh syri, konsumimi i sa më shumë produkteve të freskëta, një aktivitet fizik mundësisht i përditshëm, kufizimi ose mospërdorimi i duhanit dhe pijeve alkolike, daljet në natyrë sa më shpesh dhe sa më gjatë të jetë e mundur, për t’ju shmangur sado pak një mjedisi të degraduar cilësisht të qyteteve tona të mëdha, janë disa nga “igredientët” e një recete jetëgjatësije të lakmueshme.
- Duke folur vazhdimisht për shëndetin trupor, po flasim përditë e më pak për shëndetin tonë mendor. Në bazë të studimeve të shumta të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, do të jenë sëmundjet mendore që do të përbëjnë shumicën e gupsëmundjeve të popullatës botërore pas vitit jo të largët 2025. Jeta plot strese që kalon gjithsecili prej nesh, ndikon shumë në shkaktimin e sëmundjeve mendore të ndryshme. Ndaj kujdesi ynë për shëndetin tonë duhet të verë në barasbalancë, si shëndetin fizik po ashtu edhe atë mendor.
- Një recetë e thjeshtë krahas leximit, shëtitjeve në mjedise jo stresante dhe dëgjimit të muzikës jo veshgërryese, për të patur një shëndet mendor cilësor është edhe të dashuruarit e jetës suaj, të njerzve që janë pjesë sado e vogël e saj, të ofruarit dhe të marrurit dashuri, respekt dhe mirënjohje. Jeta nuk është e pafundme, por e pafundme është gjurma që ne lemë në të, me cilësinë e të përditëshmes së të jetuarit tonë.
- Kultura mjeksore e popullatës sonë në përgjithesi len për të dëshiruar. Dhe kjo jo gjithmonë e lidhur me faktorin subjektiv, individual, por në më të shumtën i dedikohet një edukate të mangët që gjithsecili prej nesh merr gjatë formimit të tij në bankat e shkollës e më tej. Ndryshimet e bëra së fundmi në kurrikulat e shkollave tona, përmirsimi i cilësisë së emisoneve tashmë jo të pakta televizive, komunikimi më i shpeshtë me mjekët e familjes rreth temave të kulturës së përgjithshme mjeksore, fatmirsisht po tregojnë një trend rritës të njohurive të përgjithshme mjeksore të popullatës. Por duhet të jemi realistë se ka një hendek të thellë midis kulturës mjeksore të popullatës së qyteteve me atë të fshatrave tona.
“Ajo që duhet të mos nënvlerësojme është familja, dhe roli qe ajo duhet të luajë në përmirsimin e kulturës sonë mjeksore.”
- Të folurit, të formuarit e popullatës në lidhje me përkujdesin ndaj shëndetit të saj nuk ka moshë. Kultura mjeksore fitohet që në fëmijëri duke filluar nga kujdesi që prindërit ju ofrojnë për mirërritjen tuaj, nga bisedat e përditëshme me ta dhe me shokët/shoqet tuaja, nga jeta në kolektivitet në kopshte, shkolla apo mjedise pune, nga edukimi i përditshëm që marrim, por për tematika të veçanta që lidhen me përkujdesjen ndaj shëndetit fizik, mendor dhe atë seksual, duhet pritur një maturim i mjaftë i fëmijëve për të zhvilluar biseda informuese në këto drejtime.
- Në Latinisht fjala “il dotto”, nga rrejdh edhe fjala doktor, nënkupton një individ të mirëformuar në të gjitha fushat e njohjes, të dijes, kuptohet duke u dhënë përparësi njohurive në fushat mjekesore. Mjekët në mbarë botën hynë në eliten intelektuale të një vëndi, janë një lloj “pasurie kombëtare” e krijuar numerikisht dhe cilësisht me breza të tërë, ndaj dhe jo me kot prej tyre kanë dalë muzikologë, shkrimtarë, poetë, piktorë e dijetarë të shumtë edhe në fushat e shkencave jo mjekesore. Mjekesia Shqiptare nga lashtësia e deri më sot, krenohet për shumë figura të ndritura të saja, por që fatkeqsisht krahas materializimit ekstrem të shoqërisë sonë, pak e me më pak po flitet për kontributet e mjekëve tanë ndër vite, dhe shumë e për lumë po flitet për ndonjë shkelje të etikës prej disa prej tyre. Është shumë lehtë të baltosësh një individ apo një grup shoqëror të cilit ai i përket, por duhet shumë punë, për të rikthyer imazhin e qartë dhe për të rivendosur dinjitetin e tyre.
Një moto e jetës suaj Dr. Kalo…
Në punën time të pëditshme motoja lëvizëse e saj është “Një jetë e sakrifikuar për jetët e të tjerëve.” Një shikim mirënjohës, një fjalë falënderimi i dalë nga goja e të sëmurit apo e të afërmit te tij, është vlersimi më i lartë i sakrificave të gjithsecilit prej nesh, që Mjeksinë e sheh si një pasion sublim, si një profesion fisnik të plot vlertë.
Marre nga Revista Femra Moderne