Lëvizni, ky çelësi për të qenë të shëndetshëm
Aktiviteti fizik eshte çelësi për të qenë i shëndetshëm, konfirmon nje studim britanik i koheve te fundit
Sa më shumë të reja zbulon shkenca për të jetuarit shëndetshëm, aq më shumë forcohet ideja se të jesh në formë, mendërisht e fizikisht, duhet të lëvizësh sa më shumë. Edhe pse kjo mund të jetë e vështirë në këto kohë, kur shumë njerëz janë të detyruar të rrinë ulur në tryezën e punës gjatë gjithë ditës.
Sipas një studim të kohëve të fundit, edhe nëse qëndron në karrige për një kohë të gjatë, pak orë ecje në javë do të mjaftonin për të qëndruar në formë.
Te gjitha arsyet pse ecja ju ben mire
“Mungesa e aktivitetit fizik vret përafërsisht pesë milionë njerëz në vit”
Studimi u realizua nga shkencëtarët në Britaninë e Madhe dhe Australi.
Grupi i shkencëtarëve doli në përfundimin se të ndejturit ulur nuk është problemi i vërtetë, por është mungesa e aktivitetit fizik, ajo që vret përafërsisht pesë milionë njerëz në vit. Ndaj, nëse do që të mbrosh shëndetin, sigurohu të lëvizësh në ato momente kur nuk je i detyruar të rrish ulur.
Nje ore stervitje per te shmangur sforcimet e jetes sedentare
Ecja eshte nje nga aktivitetet me te mira per shendetin e njeriut. Vetem 10 minuta pasi keni filluar te ecni, shtohet prodhimi i endorfinave, duke ulur nivelin e stresit, tensionin, nervat, lodhjen dhe hutimin.