Parandaloni bronkitin e pranveres me kete leng

Lengu i guaves ka 5 here me shume vitamine C se sa portokalli: prandaj eshte suplementi i duhur per te kontrastuar irritimet nga polenet dhe lodhjen kronike

Guava eshte nje bime me origjine nga Amerika Qendore. Ky superfrut, i quajtuar nga popujt antik azteke “kumbulla e reres” eshte e pasur me uje, kripera minerale, fibra dhe antioksidante. Ka nje perqendrim te larte te vitamines C, pese here me te larte se portokalli, dhe nje doze te mire Vitamine A. Fruti i guaves, mbi te gjitha lengu i saj, eshte nje antiseptik i fuqishem, i pershtatshem per te parandaluar bronkitin, alergjik dhe bakterologjik, kaq te shpeshta ne kete sezon. Pervec kesaj, guava eshte e pershtatshme per nje kure pranverore forcuese, pasi vitamina C lehteson perthithjen e hekurit dhe parandalon anemine. Gjate diteve pranverore, mungesa e hekurit na ben me te lodhur dhe te irritueshem.

Ka efekte anti-inflamatore

Kuercetina (qe gjendet ne frutin dhe gjethet e guavas) eshte nje flavonoid ne gjendje te parandaloje inflamacionet kronike dhe stresin oksidativ. Keto jane bazat ku zene fille alergjite, aterosklerozat dhe artritet. Si lengu, si gjethet e guaves jane te mira per rregullimin e metabolizmit dhe per te balancuar format e ndryshme te rezistences ndaj insulines.

Si merret

Pergatisni nje pije mineralizuese dhe antioksiduese me baze leng guave. Pijeni per nje muaj, ne mengjes ose mes vakteve. Perzieni mire 3 luge leng guava (e gjeni ne herboristeri dhe dyqanet e ushqimeve natyrale) me 150 ml leng boronicash bio. Shtoni, nese doni, gjysme gote me uje.

Ju ben mire edhe sepse… 

  • Pergatit lekuren per veren: eshte nje koncentrat me vitamine A dhe e ushqen lekuren me kolagjen.
  • Parandalon diabetin: nje studim i bere ne Indi provon se lengu i guaves eshte ne gjendje te reduktoje glicemine deri ne 20%.
  • Lufton hipertensionin: i pasur me kalium (150 mg per 100 g) dhe ndihmon ne uljen e presionit te gjakut.

femra-moderne.com