Fëmijët: Mësojini të menaxhojnë paratë

Prindërit kanë për detyrë t’i mësojnë fëmijët e tyre se si t’i menaxhojnë paratë. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë shumë të rinj do vazhdojnë t’i shpenzojnë paratë e tyre në mënyrë të pandergjegjshme, duke qenë se janë nga faktorët tek të cilët ndikon tregu dhe reklamat. Rrjedhimisht, kjo do të ndikonjë negativisht edhe në ekonominë e prindërve të tyre, duke e bërë më të veshtirë për to të investojnë para apo te kursejnë.

Si fillim, prindërit nuk duhet t’i japin më para fëmijëve duke u bazuar tek  kërkesat e tyre. T’i japësh para sa herë që fëmijët i kërkojnë, është një mënyrë për t’i bërë ata të lumtur, por i bën të papërgjegjshëm dhe të mos e vlerësojnë siç duhet paranë. Në të kundërt, prindërit duhet të fillojnë të kenë si zakon që t’i japin fëmijëve të tyre një ‘pagë’ le të themi, çdo 15 ditë ose çdo muaj…

Edukata financare

T’u japësh fëmijëve një pagë dhe të refuzosh t’u japësh para të tjera deri kur të vijë data e pagës tjetër, i ndihmon ata të jenë më të përgjegjshëm për shpenzimet e tyre dhe te ulin ndjeshëm paratë e harxhuara më kot. Në fakt, kur fëmijët mësojnë të bëjnë dallimin të nevojshmeve, dëshirave dhe kërkesave, fillojnë të marrin vendime të duhura, më të sakta. Këtë e ka nënvizuar edhe Manyara Kirago, konsulente financiare, intervistuar nga John Ndegwa për gazetën Standart të Nairobit (Kenia). Ka shumë lëvizje ndërkombëtare që nxisin edukatën financiare tek të rinjtë.

Studim: Paraja i ben femijet egoiste

Times of India na konfiromon që “T’u mësosh adoleshentëve vlerën e parave është e vështirë”. “Pjesa më e madhe e prindërve nuk mundohen t’i injektojë fëmijëve vlerën e parasë, në kohët që jetojmë”- ka thënë një psikoterapeute në këtë gazetë. “Për shembull, shumë nga ne kishim një ‘arkë kursimi’ kur ishim të vegjël, ndërkohë sot, të rinjtë janë aq të përkëdhelur sa mund të shkatërrohen. Shpesh, fëmijët e sotëm rriten pa dëgjuar asnjëherë një ‘jo’ ndaj kërkesave të tyre”.

rrënjët e edukatës finanicare në familje s’ka më as njerëz të Botës së Parë, as Botës së Dytë, as Botës së Tretë: të gjithë janë njësoj.

Paga e fëmijëve

Paga, së bashku me listën e hyrjeve dhe daljeve që duhen menaxhuar, është një mjet thelbësor për edukimin financiar të fëmijëve. Që nga paratë e para që u japim në dorë, duke vazhduar me ato që do fitojnë vetë me punët e shkurtra verore, është e nevojshme për jetën e tyre që të kuptojmë vlerën e parasë dhe përdorimin në mënyrë të përgjegjshme të saj.

Si tu jepni femijeve nje jete te pasur, pa i bere arrogante

femra-moderne.com