Gjize e bere ne shtepi

A beni gjize ne shtepi? Ja disa menyra…

Perberesit: 1 liter qumesht, 2 luge uthull molle, 100 gr pana

Menyra e pergatitjes:

  • Vendosim qumeshtin ne nje tenxhere ne zjarr te ulet dhe e nxehim derisa te arrije temperaturen 80°C, ose mund te shikoni momentin kur ne siperfaqe te qumeshtit krijohet nje cipe e holle.
  • E perziejme here pas here. Shtojme ne tenxhere edhe 100ml krem pana te fresket kuzhine per nje gjize me kremoze.
  • E heqim nga zjarri dhe hedhim ne te 2 luge uthull ose leng limoni duke e perziere shpejt per 1 minute.
  • Do te shohim qe qumeshti do te pritet, pra do ndahet gjiza nga hirra.
  • Mbulojeni tenxheren me nje pecete te paster dhe lereni te ftohet ne temperature ambjenti.
  • Kur gjiza te jete ftohur, e kullojme ne nje nape te paster per rreth 1 ore. Nese e doni gjizen me te thate, lereni te kulloje edhe me gjate.
  • Eshte gati per t’u konsumuar. Mund ta ruajme ne frigorifer per rreth 2 dite.

Tre menyra me te thjeshta

  1. Bejeni gjizen dhe nga qumeshti direkt , tenxheres me qumesht para se te valoje i hedh 1 gote kos dhe pritet direkt e pastaj kullojeni.
  2. Vloni 1 liter qumesht. Pas vlimit i hidhni 1 liter kos dhe e perzien vazhdimisht per disa minuta ne zjarr. Me pas largojeni tenxheren nga zjarri dhe lereni te ftohet. Kullojeni.
  3. Zieni kosin derisa fillojne te dalin flluska ne siperfaqe. Largojeni nga zjarri dhe lereni pak sa te ndahet hirra vec. Kullojeni ne nje nape te paster. Hidhini kripe sipas deshires.