E kujt nuk i pelqen pica. Zor se ka njeri qe i thote “jo” nje cope te mire pice. Imagjinoni po te behet fjale per nje pice pa brume, si ne kete rast. Brumin e kemi zevendesuar me feta patellxhani.
Koha: 40 minuta
Perberesit per 20-24 pica te vogla:
- 2 patellxhane te medha, te prera ne feta 1.5 cm te trasha
- 650 gr salce domatesh
- 20 feta djathe provolone ose mozzarella
- 100 grame domate-qershi te prera
- 1 tas spinaq i fresket
- 1/2 luge kripe
Menyra e gatimit:
- Parangrohni furren ne 220 grade. Ne dy tepsi shtroni leter furre dhe vendosni fetat e patellxhanit.
- Kriposini dhe hidhni pak piper nese deshironi.
- Piqini patellxhanet per 15-20 minutea. Nxirrini nga furra.
- Cojeni furren ne opsionin e skares.
- Perhapni ne cdo patellxhane nga nje luge salce domatesh. Shtoni djathin, pak spinaq te fresket dhe domatet-qershi. Futini ne furre dhe piqini per 3-5 minuta.
- Sherbejini te ngrohta.
- Nese deshironi, mund t’i konsumoni mes dy fetave buke integrale, si sanduic.