Levrek i pjekur ne furre

Levrek i pjekur ne furre

Dhe tani receta per ato qe pelqejne peshkun. Ne kemi zgjedhur levrek, por nese deshironi mund te zgjidhni edhe krapin e detit, qefullin ose kocen. Eshte shume e thjeshte per t’u pergatitur dhe per nje ore eshte gati (pergatitja + pjekja).

Perberesit:

  • 1 levrek i fresket
  • 2 luge gjalpe
  • 1 limon
  • 1 luge e vogel rozmarine
  • 3 thelpinj hudhre
  • 1 luge e vogel trumze
  • 1 luge e vogel borzilok
  • kripe
  • piper
  • 1 luge vaj ulliri

Baked-gilt-Christine

Menyra e pergatitjes:

  • Pastroni dhe lani mire peshkun. Me pas thajeni me leter kuzhine.
  • Vendoseni peshkun mbi nje leter alumini.
  • Sperkateni me vaj ulliri, kriposeni dhe piperoseni.
  • Grini borzilokun, trumzen dhe rozmarinen.
  • Qeroni dhe pritni ne feta te holla hudhrat.
  • Lani dhe thani limonin, me pas priteni ne feta.
  • Ne pjesen e brendshme te peshkut (barku) vendosni pak gjalpe, disa feta limon dhe hudhrat. Mund te shtoni dhe pak kripe nese deshironi.
  • Tani mbeshtilleni peshkun me letren e aluminit dhe vendoseni ne nje tave.
  • Futeni taven ne furren e parangrohur ne 190 grade dhe piqeni per 40 minuta.
  • Sherbejeni me sallate.

Receta nga: The-Chew

Ju pelqen peshku? A do deshironit me shume receta me peshk? Na shkruani ne pjesen e komenteve…

femra-moderne.com