Ne kete artikull do t’ju tregojme se si te ndaloni renien e flokeve me ndihmen e qepes. Por në të njëjtën kohë qepa mund të përshpejtojë rritjen dhe cilësinë e flokut.
Thuhet se, receta e qepës së kuqe i ka kaluar kufijtë e famës duke u përdorur edhe nga artistë të Hollywood-it. Shumë studime individuale kanë treguar se qepët e kuqe parandalojnë humbjen e flokëve në 87% të rasteve. Pas trajtimit me lëng qepe të kuqe për një muaj rresht, ju do të mbeteni të befasuar me pamjen e flokëve tuaj. Përveç kësaj, dermatologët pretendojnë se lëngu i qepës nuk shkakton pasoja të dëmshme apo efekte anësore në lëkurën e kokës. Ata që e kanë provuar tashmë këtë metodë thonë se rezultatet pas një muaji janë të mahnitshme!
Cili është sekreti i qepës të kuqe?
Qepa është e pasur me squfur. Ky mineral është një nga blloqet kryesore të ndërtimit të flokëve. Ajo përmirëson qarkullimin e gjakut dhe siguron qe folikulat e flokëve te ushqehen mjaftueshëm. Qepa gjithashtu ka veti anti-bakteriale. Në kete mënyrë ajo ndihmon te luftoje infeksionet e kokës që mund të bejne të mundur renien e flokëve. Për më tepër, qepa përmban enzimen katalazë, e cila është një anti-oksidant që mund të parandalojnë thinjen e parakohshme.
Receta me qepë të kuqe për parandalimin e renies se flokeve dhe rritjen e tyre
- Qeroni, pastroni dhe lani mire 1 qepe te madhe.
- Priteni qepen ne copa te vogla dhe grijeni ne mikser. Gjithashtu mund ta grini edhe ne rende, nga ana me thika te vogla. Mund ta perfitoni lengun edhe duke e shtrydhur ne mikser.
- Vendoseni lengun ne nje nape dhe kulloni sa me shume te jete e mundur lengun.
- Me lengun e qepes masazhoni skalpin e kokes dhe rrenjet e flokeve.
- Mbajeni per 30-45 minuta dhe me pas lani koken me shampo.
Ky trajtim mund te perseritet 2 here ne jave, ose te pakten 1 here ne jave.
Leng qepe dhe uje i ngrohte per shpelarjen e fundit
- Ju duhet 1 luge gjelle leng qepe dhe 1 liter uje i ngrohte
- Perzieni lengun e qepes me ujin e ngrohte dhe perdoreni per shpelarjen e fundit pasi jeni lare me shampo.
- Mund ta beni kete cdo here qe laheni. Mbani parasysh se era e qepes do te ndihet deri kur te laheni serish me shampo.
Po ju a e keni provuar kete alternative? Nese jo, a do ta provonit? Na tregoni per rezultatet tuaja nepermjet komenteve…