Ka disa zakone bukurie qe asnje grua nuk duhet te harroje t’i beje, nese do te jete e bukur dhe e shendetshme. Ju kemi pergatitur nje liste me 6 zakonet me te rendesishme qe s’duhen harruar pa bere para se te flini gjume. Shpeshhere jane me te rendesishme se sa mendoni…
1 Hiqni makijazhin
Po te pyesni disa nga grate me te bukura se cili eshte sekreti i bukurise se tyre, ato do pergjgijen se nuk harrojne asnjehere te heqin makijazhin para se te flene. Nese nuk e hisni makijazhin do keni pasoja. Ndoshta nuk do t’i shikoni menjehere pasojat, por pas 10-20 vitesh do pendoheni qe s’e keni bere. Nese e ktheni ne zakon pastrimin e fytyres cdo nate, lekura juaj do ju falenderoje. Madje do ju jete mirenjohese edhe pas shume vitesh.
2 Perdorni krem per zonen rreth syve
Shumica e grave fillojne te kujdesen per zonen rreth syve kur arrijne te 50-at. Kjo nuk eshte nje zgjedhje e mire, te fillosh te kujdesesh per kete zone te fytyres ne moshe kaq te vone. Kjo zone eshte shume delikate dhe e ndjeshme. Prandaj duhet te filloni te kujdeseni sa me shpejt per te, qe ne te 20-at tuaja. Ajo qe duhet te beni eshte te aplikoni krem per zonen e syve ne menyre te rregullt. Jo vetem qe do hidratoje lekuren, por edhe do ndihmoje ne eleminimin e rratheve te zinj dhe enjtjen poshte syve.
Asnjehere nuk eshte heret te filloni te kujdeseni per lekuren tuaj!
3 Lani dhembet
Femijet i mesojne t’i lajne dhembet ne mengjes dhe ne darke, para se te flene. Per nje shendet te mire oral eshte e rendesishme te mos harroni te lani dhembet para se te flini. Madje eshte me e rendesishme t’i lani ne mbremje se sa ne mengjes.
4 Aplikoni krem per duart
Gjate dites mund te mos e perdorni kremin per duar, per shkak te yndyres. Prandaj eshte me shume rendesi ta aplikoni te pakten naten, para se te shkoni per te fjetur. Duke bere kete, do merrni te gjithe efektin e kremit, pasi naten nuk mund te lani duart. Duart e hidratuara do jene te sigurta.
5 Kujdesuni per kembet
Kembet kane lekuren me te trashe, prandaj duhet te kujdeseni edhe per kete zone te trupit. Aplikoni krem per kembet ose per trupin qe te keni kembe te hidratuara.
6 Kapni floket bisht
Nese keni floke te gjate eshte me mire t’i kapni ato bisht. Kjo i mban floket larg fytyres. Floket mund te jen te palara, te kene yndyrna qe po te prekin ne fytyre e bejne me te lehte perhapjen e baktereve. Pervec kesaj, ne mengjes nuk do t’i keni floket te ngaterruara.
Dhe tani, beni gjumin tuaj te bukurise!