Si të kujdesemi për orikidetë

Nëse keni vendosur të blini orkide, është mirë të dini si të kujdeseni për to. Lexoni se cila eshte mënyra e duhur për t’u kujdesur për orikidetë

Orkidetë janë një nga lulet e preferuara për të rritur në shtëpi dhe arsyeja është padyshim pamja e tyre elegante dhe delikate. Por delikate nuk është vetëm pamja e orkideve, pasi këto lule kërkojnë gjithashtu nje kujdes të madh. Orikedetë janë bimë me rrënjë ajrore dhe do ishte ideale që ato të vihen në vazo që varen në tavan. Ndryshe nga lulet e tjera, orkidetë kanë më shumë nevojë për sfungjer e copa druri sesa për dhe.

Si ujiten orkidetë

  • Orkidetë duhen mbajtur në ambiente të ngrohta, por pa i ekspozuar drejtpërdrejt në diell apo pranë burimeve të ngrohjes.
  • Gjithashtu duhet ditur se orkidetë kanë nevojë për sasi të vogla uji, mundësisht të spërkatur rreth vazos. Është mirë që uji të ketë sa më pak klor, pra mundësisht të përdoret ujë i mbledhur nga shiu dhe të ujiten me pak ujë, por shpesh, deri 4 herë në javë.
  • Nëse shihni se dheu është ende i njomë, mos e ujisni.
  • Dy herë në vit mund të përdorni edhe pleh kimik të shkrirë në ujë.

Si të kujdesemi për lulëzimin e orkideve

  • Momenti më delikat i bimës së orkidesë është lulëzimi. Për të mundësuar një lulëzim sa më të gjatë, është mirë të fshihen çdo ditë gjethet me një leckë të lagur.
  • Në këtë mënyrë mundet që të mbahen larg parazitët, të cilët janë shumë të rrezikshëm për lulet.

Cilat janë shenjat negative gjatë kujdesit për orkidetë

  • Për të ditur nëse jemi duke gabuar në kujdesin tonë ndaj orkideve, mjafton të njohim disa nga sinjalet negative. Në rast se dallojmë njolla mbi gjethet dhe lulet, do të thotë se bima ndodhet në një ambient shumë të ftohtë. Atehere duhet zhvendosur në një ambient më të ngrohtë.
  • Në rast se gjethet fillojnë të përdridhen dhe nuk dalin bisqe të reja, atëherë bima jonë nuk ka dritë të mjaftueshme.
  • Në rast se gjethet zverdhen, kjo do të thotë që ka shumë dritë.

Lexoni edhe: Orkidea: Vlerat e lules për shëndetin

Duke kuptuar shenjat e duhura dhe duke ndjekur këshillat e mësipërme, orkidete tona do të rriten të shëndetshme. Living

femra-moderne.com