Mos prisni qe te fillojne rrudhat e para te shprehive per te filluar perdorimin e kremit per sy.
Lajmi kryesor: Kremi per sy nuk eshte thjesht nje produkt anti-moshe. Nese keni perjetuar me pare tharje te lekures ne kete zone, enjtje, rrathe te zinj poshte syve, atehere duhet te filloni sa me pare perdorimin e ketij produkti.
Megjithate jo cdo krem sysh eshte nje sukses i menjehershem. Disa kremra veprojne menjehere, te tjera duan jave dhe muaj qe te shfaqin efektet e tyre.
Cfare perberesish te kerkoni?
Kur te bleni kremin tuaj per sy, cfare produktesh duhet te kerkoni qe te kete ai?
- Kafeina. Ndihmon ne ngushtimin e eneve te gjakut dhe zvogelon enjtjet.
- Peptide. Nxisin formimin e kolagjenit.
- Antioksidante. Parandalojne demtimin e kolagjenit.
- Zbardhues. Per te “fshire” ngjyren e erret poshte syve.
- Silikon/Dimetikon. Ndihmon lekuren dhe krijon nje siperfaqe te bute per te vendosur makijazhin.
Kur eshte mosha e duhur per te filluar perdorimin e kremit te syve?
“Nuk mund te jesh shume e re per kremin e syve” thote Dr. Neal Schultz, dermatolog ne New York. “Problemet qe kane te bejne me kete zone te syve (pertharje, skuqje, cngjyrosje, enjtje) mund te filloje nga mosha 17 deri ne 47.” Prandaj, mund te filloni qe ne adoleshence te perdorni kete krem, duke e zgjedhur ate ne varesi te moshes tuaj.
Irritimet kronike qe vijne si pasoje e ferkimit te syve ose alergjive e perkeqesojne gjendjen e lekures rreth syve. Prandaj dermatologet sugjerojne qe gjate kesaj kohe, nese keni mundesi, te zevendesoni kremin e syve me nje antihistaminik gjate sezonit te alergjive.
Shikoni ketu per disa nga kremrat per syte, vleresuar si me te miret per vitin 2017, si dhe cmimet e tyre.