Nje femije tjeter ne plan? Ja si përgjigjet Nora Istrefi

Nora e di që jeta private zgjon gjithmonë kuriozitet te publiku, por është e kujdesshme ta ruajë sa më shumë për vete privatesine.

Megjithatë, interesi i publikut është i madh edhe për jetën personale të ҫdo artisti. Nora dhe Roberti, bashkë me të voglën e tyre Reneé, janë admiruar, por edhe komentuar vazhdimisht nga fansat dhe ndjekësit në rrjetet socaiale.

E ftuar këtë javë në Prive, Nora tregon se është një nënë e lumtur me të voglën e saj: “Me jetën private vazhdoj të jem një nënë e lumtur me Reneé, një nënë që kur është në pyetje vajza, i lë të gjitha anash. Jam shumë e lumtur që kam përkrahjen e të gjithë familjes sime. Lumturia më bën që të vazhdoj përpara dhe përfundimi të jetë i suksesshëm….” – tregon këngëtarja.

Por a do të bëhet Reneé me një motër a një vëlla së shpejti?

Tani që ajo është rritur, Nora ka dyshime, ndaj edhe përgjigjja është e tillë: “Nuk e di, Reneé më ka përmbushur me lumturinë e botës. Mbase Reneé ka qejf, nuk i dihet, të ketë një motër ose një vëlla në të ardhmen, por një herë për një herë jo…” – vendos Nora.

https://www.instagram.com/p/BYlcrA-FJjT/?taken-by=_noraistrefi_

Në një moment të përmbushur të jetës, Nora dhe familja e saj duan ta gëzojnë më shumë të voglën e tyre. Reneé vazhdon t’u dhurojë prindërve dhe të gjithë familjes dashuri të pamatë.

Të qenit origjinale dhe brenda stilit të saj që prej kohës kur doli në skenë për herë të parë është sekreti që e mban akoma IN këngëtaren e njohur nga Prishtina. Këngët dhe klipet e suksesshme vit pas viti e tregojnë mjaft mirë këtë. Vetë Nora Istrefi e ka kuptuar që pranë publikut të mban origjinaliteti, puna e përkushtimi i gjatë për atë që do të bësh.

femra-moderne.com