Femrat janë përpjekur për bukurinë e tyre që në kohët e lashta. Bright Side sjell disa nga sekretet që kanë provuar dobishmërinë e tyre për vite më rradhë.

Vaji i Ullirit


Të lashtët e kanë quajtur këtë produkt “i artë” dhe jo më kot! Vaji i ullirit është një bazë e mirë për shumë kremra për flokët dhe trupin, shampo dhe locione të ndryshëm.

10 maska me vaj ulliri per fytyre e floke te mrekulleshem

Dushet


Gratë e lashta romane kalonin orë të tëra në hamamet e tyre, duke shijuar biseda të gjata e duke ndërruar ujin e ftohtë me atë të ngrohtë.

Hammam ose banjo turke: efektet pozitive per trupin dhe organizmin

Aromaterapia


Mazazhi gjithmonë ka qenë i preferuari i shumë femrave të bukura, sidomos kur procesit i shtohen edhe kremrat dhe vajrat me aroma të ndryshme esenciale, seanca bëhej një ëndërr e bërë realitet!

Aromaterapia: Esencat më të mira që ju ndihmojnë të dobësoheni

Pëlhurë e ashpër në vend të skrabit

Kur nuk ishte shpikur akoma skrabi me kokrriza, një copë kryesisht e ashpër në përbërje, si psh ajo prej leshi, funksiononte perfekt në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës.

Depilimi me sheqer

Askush s’e ka zbuluar idenë e të përdorurit sheqer për heqjen e qimeve, edhe pse është një metodë mijëra vjeçare femrat ishin të magjepsura për rezultatin dhe për efektin që zgjat.

Depilimi ne menyren e duhur

Krem me trëndafil të egër

Trëndafilat si fragrancë, kremi për lekurën më të butë se asnjëherë. Receta është sa e thjeshtë aq edhe brilante.

Maska me mjaltë

Mjalti njihet për kualitetet e larta në fushën e bukurisë. Masazhi anticelulit: aplikoni pak mjaltë në zonën me celulit, shtypeni me pëllëmbë, largoni dorën, përsëriteni.

Mjalti manuka: sekreti i ri i bukurise dhe shendetit

Këna dhe basma

Për shumë kohë gratë kanë përdorur këna dhe basma ne proporcione të ndryshme për t’i bërë flokët e tyre të fortë, të shëndetshëm dhe me ngjyrën e dëshiruar.

Maskat me vezë

Ka pafund receta me përmbajtje të vezës, por esenca mbetet e njëjtë. Maskat me vezë i bëjnë flokët tuaj më të fortë dhe të shndritshëm në çdo kohë.

Receta magjike për rritje të shpejtë të flokëve, vetëm me 3 përbërës

Gjethet e lakrës

Ky truk është përdorur nga nënat që u jepnin gji fëmijës, për mijëra vite. Lakra e bardhë njihet për vetitë e saj qetësuese dhe kuruese e në këtë rast për lehtësimin e dhimbjeve të gjoksit apo irritimet që shkaktohen në këtë proces.

Salcë kosi

Mbase kjo është zbuluar krejt rastësisht, kur dikush, duke larë nje pajtë në të cilën ka patur salcë kosi, ka duart i janë bërë më të buta. Përdoreni cdo ditë për lekurë më të butë.

Leng limoni

Argjila

E domosdoshme për cdo femër. Dhuron lëkurë të ndritshme, flokë të fortë, largon celulitin — argjila ka bërë mrekulli që në antikitet.

femra-moderne.com