A jeni viktime e dhunes emocionale? Keto shenja tregojne se partneri abuzon me ju
Veç dhunës fizike dhe verbale, ekziston dhe forma e abuzimit psikologjik dhe emocianal. Abuzimi emocional ndodhe per nje periudhe te gjate kohore, kur abuzuesi mban nen kontroll viktimen e tij.
Çdo sjellje që është projektuar për të kontrolluar një tjetër qenien njerëzore nëpërmjet përdorimit të taktikave të tilla si frika, poshtërimi, frikësimi, faji dhe manipulimi është abuzive.
Nese e gjeni veten ne nje nga pikat e meposhtme, do te thote se ju jeni te abuzuar emocionalisht dhe partneri juaj eshte abuziv.
- Eshte nje “model” marredhenie ne cift, ku njeri kontrollon tjetrin dhe tjetri ka nje ndjesi te vazhdueshme frike. Me dhunën në familje, partnerët (zakonisht meshkujt) sillen në një mënyrë që të frikësojne, të trembin apo të “detyrojnë” sjelljen e viktimës së tyre.
- Eshte abuzim nese ju ndiheni të frikësuar nga partneri dhe jeni te shqetësuar në lidhje me pasojat që mund të kenë edhe gjërat me të vogla. Se mos ai zemërohet edhe për gjëne me te vogël. Në qoftë se ai do qe gjithcka te behet sic thote vete. Nëse ju jeni të shqetësuar dhe ndjeni se sjellja juaj do të “ndezë”.
- Nuk ndiheni te barabarte. Ne nje marredhenie te shendetshme, partneret e kuptojne qe secili ka nevojat e veta. Por nje abuzues nuk do t’ja dije per nevojat e tjetrit, gjithmone vendos veten ne vend te pare.
- Jeni te kontrolluar ne menyra te ndyshme. Psikologet shpjegojne se kontrolli eshte nje faktor shume domethenes ne abuzimin emocional. Ketu perfshihet edhe ndalimi per te takuar shoqerine, apo familjaret. Kontrolli mund te jete edhe financiar, kur abuzuesi menaxhon parate edhe per viktimen.
- Nuk eshte e thene te perdoret dhuna fizike qe dikush te ndihet i dhunuar. Ndonjehere mund te mjaftojne vetem fjalet, qe abuzuesi i perdor per te manipuluar viktimen. Nese partneri ju ofendon, ju thote se jeni te trashe dhe te shemtuar, eshte nje abuzim emocional.