Luleshtrydhja, mbretëresha e frutave që zgjat jetën e trurit, zemrës dhe lëkurës
- Studiuesit kanë zbuluar se luleshtrydhet janë një burim i pazëvendësueshëm kaliumi dhe fibrash, të domosdoshme për shëndetin.
- Luleshtrydhet kurojnë ulcerat gastrite dhe mbrojnë lëkurën nga rrezet ultraviolet apo rrezatimet UVA.
- Luleshtrydhja ka një ndikim të madh edhe në uljen e kolesterolit të “keq” ose siç njihet ndryshe LDL. Kolesteroli i keq mund të shkaktojë hipertension dhe sëmundje të zemrës.
Luleshtrydhet dhe Zemra
Ekspertët e Universitetit të Warwick në Britaninë e Madhe kanë zbuluar se këto fruta kanë në brendësi të tyre potenciale të rëndësishme. Bëhet fjalë për substanca që aktivizojnë dhe stimulojnë prodhimin në brendësi të organizmit të një proteine të veçantë që quhet Nrf2. Kjo proteine njihet për vetitë e saj antioksidante dhe mbrojtëse. Luleshtrydhja favorizon prodhimin e kësaj proteine. Nrf2 ka aftësinë për të ulur dukshëm faktorët e rrezikut të sëmundjeve që prekin zemrën dhe sistemin e qarkullimit të gjakut. Disa nga keto faktore te rrezikshem jane lipidet, ose yndyrnat dhe kolesteroli.
- Duke reduktuar yndyrnat dhe kolesterolin e keq brenda enëve të gjakut, ulet në mënyrë të dukshme rrezikun që kërcënon zemrën. Keshtu zvogëlohen mundësitë e shfaqjes së patologjive që lidhen me zemren, si infarkti dhe hipertensioni.
Luleshtrydhet janë aleate të atyre që duan të mos shtojnë në peshë, por janë aleate të të gjithëve që duan një zemër të shëndetshme.