Cdo nene qe do shikoje keto foto, do ulerase me te madhe. Shumekush do pyesi veten: “A eshte ne rregull nga mendte e kokes ky baba?”
Thridhjete e dy vjecari nga Dublini, Irlanda, vendosi te “ngaterronte” bashkeshorten e tij dhe miqte e tyre duke realizuar keto foto.
Te terrorizuar: sigurisht qe ky do te ishte reagimi i tyre. Dhe jo vetem i tyre. Edhe i te gjithe neve qe kemi pare keto foto.
Por mos u shqetesoni, eshte thjesht Photoshop.
Stephen eshte nje dizajner profesionist dhe te gjitha fotot jane te punuara me ane te Photoshop-it.
Duke i punuar ne Photoshop fotot e vajzes se tij 18 muajshe, Hannah, dhe duke e vendosur ate ne situata te rrezikshme, shume njerez kane shtangur.
Fotot jane punuar aq mire sa duken shume reale, edhe pse te pabesueshme.
Dhe pasi e kupton qe nuk jane te verteta, atehere te duken disi argetuese. Te pakten Hannah kur te rritet do qeshi me “budallalleqet” qe i ati ka bere kur ajo ishte e vogel.
Fotot jane shperndare me shpejtesi ne te gjithe rrjetin. Disa kane qeshur dhe disa kane reaguar keq ndaj “shakase” qe ka bere ky baba i ri. Megjithate, ne mendojme se nuk eshte ndonje gje kaq shqetesuese, per te reaguar kaq ashper. Eshte thjesht Photoshop.
Po ju cfare mendimi keni?