Një ditë pa një grua, është një ditë pa WiFi, pa birra, pa një kafe të mirë. Flokët tuaj do të ishin një rrëmujë totale! Pa kontributin e femrave, jeta do të ishte më e vështirë…
Keto jane 11 shpikjet e femrave pa të cilat jeta jonë, sot, do të ishte një katastrofë e vërtetë!
Wireless-i
Wireless-i nuk do të ishte i mundur pa Hedy Lamarr e cila shpenzoi gjithë jetën e saj duke bërë eksperimente shkencore. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Hedy u prezantoi ushtrisë amerikane patentën e radios me valë, e ngjashme me pajisjen e wifi-t të sotëm.
Browser-i
Programuesja e parë e kompjuterave ka qënë një femër e quajtur Ada Lovelace. Ajo jetonte në Londër duke qënë influencuesja dhe kontribuesja në kompaninë e Charles Babbage Institute, qëndra e historisë së teknologjisë informatike. Programet tona të preferuara dhe aplikacionet që përdorim çdo ditë? Janë të mundura vetëm prej SAJ!
Kafe
Melitta Bentz, nje shtepiake gjermane ishte ajo qe shpiku kafen me filter ne vitin 1908. Duke u bazuar tek deshira e saj per te shijuar nje kafe “te kulluar”, pa ato “therrimet” qe mbeten nga kokrrat e bluara qe krijoheshin nga zierja e kafese.
Beauty Blender
Në prapaskenat e javës së modës, në valixhet e supermodeleve më të njohura, në çantën e makeup-it dhe jo vetëm, shancet që do të gjesh patjetër një sfungjer ngjyrë pink në formë pikë loti janë të shumta. BeautyBlender është fenomen. Sot, çdo minutë shiten 17 sfungjerë bukurie. Makeup artistja latine Rea Ann Silva shpiku sfungjerin e famshëm në vitin 2003 për të cilin të gjitha jemi obsesionuar përsa i përket rutinës së bukurisë.
Birra
Ju pëlqen ndjesia e një birre të ftohtë në një ditë të nxehtë gushti? Edhe pse meshkujt janë aktorët kryesorë në reklamat e birrave, mos harroni që janë femrat ato që e kanë sjellë këtë shije. Prova e parë e prodhimit të birrës daton mijëra vite më parë, në Britani, ku birra prodhohej në kushte shtëpie dhe femrat ishin ato që e shijuan për herë të parë dhe i dhanë emrin që ajo mban sot.
Tv Show
Pa femrat, nuk do të kishim fundjavën ideale për të parë shfaqjen e preferuar me një gotë verë dhe kokoshka në kolltukun e rehastshëm! Për këtë të jeni të bindur. Programet televizive vërtetohen të jenë shpikur nga femrat si përshembull karakteret e femrave të forta që Shonda Rhimes krijoi për t’i treguar botës ambicjen dhe egon e një femre, dhe mesa duket ja ka arritur qëllimit. Faleminderit Shonda!
Biskotat
Në një ditë të shenjtë në 1938-ën. Ruth Rgaves Wakefield solli një alternativë brilante të biskotës, atë të quajtur “butterscotch cookie” me gjalpë dhe sheqer kaf. Vite më vonë, firma Nestle bleu të drejtën e recetës duke e bërë pjesë të produkteve që ne pëlqejmë më shumë sot.
Pelenat
Sa herë t’i ndërroni pelenën bebit tuaj, kujtoni Marion Donovan. Aq shumë është lodhur e gjora Marion duke ndërruar pelena e copa të cilat përçonin ujin, saqe i lindi idea dhe krijoi pelenat kundra ujit e lagështirës. Le ta pranojmë që pa to jeta në ditët e sotme do të ishte një tmerr! Edhe pse shpikja e saj u patentua në vitin 1951, ajo nuk gjeti dot një prodhues për të blerë dizajnin e saj sepse meshkujt në kompaninë e saj nuk e panë të nevojshme.
Krehëri
Edhe pse nuk e dimë kush i ka shpikur furçat dhe modelet e pafundme që gjenden ditët e sotme, por ajo që dimë me siguri është se krehërin e parë e ka krijuar një grua! Epo sigurisht! Lyda Newman, një grua me ngjyrë e cila jetonte në Manhattan në kohën e “shpikjes” së saj, patentoi furçën me fije sintetike në vitin 1898.
Harry Potter
Me gjysmë bilioni libra të Harry Potter, të printuar në më shumë se 70 gjuhë në të gjithë botën, është e sigurt të thuash se një masë e madhe e popullsisë ka provuar eksperiencën e udhëtimit magjik të djalit magjistar. Kjo falë autores J.K Rowling, ku mund të themi me siguri se pa të, do të kishim më pak magji në jetët tona.
Monopoly
Loja Monopoly e cila është patentuar nga një mashkull, është vërtetuar se është shpikur nga një femër. Elizabeth Lizzie Magie solli versionin e parë të patentuar në vitin 1903 dhe 30 vite më vonë, Charles Darrow mori idenë e Magie-t duke e sjellë në versionin të cilin ne njohim sot.