Këngëtarja Lindita Halimi tashmë ka marrë nënshtetesinë shqiptare.
Lindita është përfaqësuesja jonë në festivalin e ardhshëm Evropian, “Eurovision Song Contest 2017” i cili mbahet në Kiev në datat 9, 11 dhe 13 maj 2017.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani, ka nënshkruar një dekret të veçantë për dhënien e nështetsisë, me nr 10124, vetëm pak ditë më parë, duke e bërë Linditën një nga nështetaset e Republikës.
Duket se kjo gje e ka gezuar shume artisten. “Zyrtarisht Qytetare e Shqiperise se madhe. Falemnderit Presidenti Bujar Nishani. Falemnderit Shqiperia Ime” – shkruan 28 vjecarja ne profilin e saj te Facebook.
Tërheqja e pasaportës pritet të ndodhë këtë javë, pasi të jenë formalizuar procedurat për pasaportën.
Lindita Halimi, apo Linda sic e njohin te gjithe, filloi karierën në edicionin e 3-të të emisionit Albanian Idol “Ethet” ku ishte finaliste. Nga ai festival Linda gjithashtu mori pjesë edhe në Top Fest ku në vitin 2007 u shpall me çmimin “Best New Artist”, në vitin 2008 ajo mori pjesë në festivalin Rock Për Rock ku mori vendin e 2-të. Gjithashtu mori pjesë edhe në edicionin e 5-të të Top Fest ku u shpall me çmimin nga “Vodafone Club”. Në edicionin e 6-të të Top fest në vitin 2009 Linda fitoi këtë event me çmimin “Grand Prize”. Gjithashtu në vitin 2009 mori pjesë edhe në Këngën Magjike duke marrë çmimim “Best Rock”, dhe në festivalin Kosovarja mori vendin e 2-të.
Linda Halimi është shpallur fituesja e edicionit të 55-të të Festivalit të Këngës në Radio Televisionin Shqiptar, pasi kënga e saj “Botë” është vlerësuar me pikët maksimale nga votat e publikut dhe të jurisë.