Si te perballoni ndryshimin e stines

Mjafton vetëm pak përkujdesje për t’u ndjerë më pak të lodhura ose zemërlëshuara me ndërrimin e stines

A vuani nga lodhja pranverore? 

Dilni shpesh

Për të përballuar më mirë pasojat e ndryshimit të stinës, para së gjithash duhet të riprogramoni orën e fjetjes dhe atë të zgjimit.

E rëndësishme është edhe që të dilni shpesh, mundësisht:

  • në vende me gjelbërim, larg qendrave urbane
  • në orët më të nxehta të ditës, që të stërvisni organizmin me një temperaturë të jashtme, me të cilën nuk është mësuar.

Pak sport

Kjo stinë dhe numri më i madh i orëve me dritë, na shtyjnë që të praktikojmë një aktivitet në ajër të pastër. Një sport ose një shëtitje në ditë na lejojnë të:

  • stimulojmë qarkullimin e gjakut,
  • përmirësojmë oksigjenimin e indeve të ndryshme,
  • eliminojmë, nëpërmjet djersitjes, substancat helmuese që janë grumbulluar gjatë muajve të dimrit.

Aktivitetet sportive duhet t’i kryeni përditë, për të paktën 20 minuta. Veshja ideale është të vishni disa shtresa në mënyrë që:
> t’i hiqni disa nëse bën nxehtë,
> t’i vishni përsëri nëse bën ftohtë.

Dieta ideale

Një ushqim korrekt dhe i ekuilibruar përfaqëson sistemin më të mirë për t’u pastruar. Eshtë e domosdoshme të zgjidhni ushqimet e lehta, që treten shpejt. Kjo për dy arsye:

  • ndihmojnë organizmin të dezintoksikohet nga helmet e grumbulluara gjatë dimrit: në këtë mënyrë, mëlçia dhe veshkat mund të zhvillojnë më së miri funksionin e tyre pastrues;
  • kalimi nga të ftohtët e dimrit në vapën pranverore mund të reagojë negativisht në stomak, duke ulur aftësinë tretëse.

Për një lëkurë të pastër

Edhe lëkura është një nga organet që e ndien më shumë grumbullimin e helmeve dhe substancave të dëmshme, si për shembull, smogu. Qelizat e vdekura priren të mblidhen në lëkurë dhe e pengojnë atë të marrë frymë, duke i dhënë një pamje të errët. mPër këtë ekzistojnë disa mënyra pastrimi siç janë peeling dhe scrubbing.

Për të favorizuar pastrimin e lëkurës është mirë të korrigjoni edhe ushqimin dhe të zgjidhni:

  • drithërat si, orizin, misrin, grurin, tërshërën, elbin. Të gjitha këto lehtësojnë procesin e tretjes për shkak të fibrave që përmbajnë;
  • frutat, falë përmbajtjes së tyre me proteina dhe kripëra minerale,
    ndihmojnë në rigjallërimin e lëkurës;
  • zarzavate të stinës (nga sallata deri tek angjinaret) që falë përmbajtjes së tyre me kripëra minerale, vitamina dhe substanca të tjera antioksiduese, pengojnë veprimin negativ të radikaleve të lira, që janë përgjegjëse për plakjen e parakohshme të lëkurës.

Shumë ujë dhe lëngje

Ujë, lëngje frutash, çajra, supëra: konsumoni sa më shumë, sepse ndihmojnë në hidratimin e lëkurës në brendësi.

Ideale është të pini:

  • në mëngjes esëll, përpara se të hani mëngjes,
  • nga gjysma e ditës,
  • nga pasditja,
  • në darkë përpara se të shtriheni, por jo të prisni derisa t’ju marrë etja.

Uji që pihet jashtë vakteve ndihmon në eliminimin e helmeve të ndryshme dhe në pastrimin e organizmit. Duhet të shmangni pijet alkoolike, sepse e bëjnë stomakun të prodhojë një sasi të madhe acid klohidrik, që më pas një pjesë e tij shndërrohet në acid acetik dhe një pjesë në acetaldeid. Kjo e fundit është një substancë helmuese për organizmin dhe sidomos për mëlçinë që, në këtë mënyrë, ajo nuk arrin të kryejë funksionet e saj.

femra-moderne.com