Ç’duhet te dini per alergjite

Ç'duhet te dini per alergjite

Për shumë njerëz pranvera nuk është stina e parapëlqyer. Për shkak të polenit, pluhurit dhe problemeve shëndetësore që aktivizon ky sezon, e vetmja zgjidhje mbeten vizitat mjekësore për marrjen e trajtimit të duhur shëndetësor.

Por jo të gjithë preferojnë t’i drejtohen mjekut për të marrë ndihmën mjekësore. Shumë të tjerë i trajtojnë simptomat alergjike nëpërmjet disa recetave shtëpiake.

Si të kuptojmë që vuajmë nga alergjitë e pranverës?

Mjekët shpjegojnë se alergjitë vijnë si reagim hipertensiv ndaj një substance normale të padëmshme. Ka lloj substancash, që mund të shkaktojnë probleme një njeriu i ndjeshëm.

  • Alergjentët e zakonshëm janë poleni, pluhuri i shtëpisë, pendlat, zbokthi i kafshëve, morrat e qilimit, kemikalet dhe një mori ushqimesh.
  • Disa alergji kryesisht shkaktojnë simptoma të frymëmarrjes; ca të tjera mund të shkaktojnë simptoma të ndryshme si dhembje koke, lodhje, temperaturë me ethe, diarre, dhembje stomaku e gjithashtu edhe të vjella. Kjo gjendje adreson alergjitë e frymëmarrjes, si ato kronike ashtu edhe ato sezonale.

Cilat jane shenjat?

Nëse vuani nga nxënia e hundës, apo ju rrjedhin hundët, keni teshtima, të kruhet lëkura dhe sytë, apo edhe ndoshta ke sy të përlotur dhe të skuqur, keto jane disa nga shenjat e alergjisë.

Alergjitë mund t’ju bëjnë të ndiheni shumë të parehatshëm. Këto simptoma ndodhin për shkak se në prezencën e një alergjenti sistemi imunitar liron kimikate që quhen histamine për t’i luftuar atë që percepton si pushtues. Ilaçet shtëpiake për alergji mund t’i trajtojnë. Histaminet shkaktojnë zinxhirë reagimesh duke përfshirë këtu edhe të enjtura dhe kongjestim të vrimave të hundës dhe rrisin prodhimin e mukozës. Kjo në esencë është përgjigje hipertensive apo ndryshe reagim i tepërt i trupit ndaj një stimuli të jashtëm.

Alergjitë sezonale dhe kronike

Nëse alergjitë janë sezonale apo kronike varet nga alergjeni apo alergjenët e përfshirë. Alergjitë sezonale anojnë të shkaktohen nga poleni. Alergjitë e vazhdueshme apo kronike zakonisht shkaktohen nga faktorë që janë prezent në ambient për gjatë gjithë vitit, faktor sikur zbokthi i insekteve shtëpiake, pluhuri apo edhe pendët.

  • Zënia e hundës: Karakterizohet me hundë te zëna, teshtitje të shpeshta dhe tendencë për të marr frymë përmes gojës.
  • Sytë mund të jenë të skuqur dhe të përlotur. Dhembje koke, kruarje, gjakderdhje nga hunda dhe lodhja mund të jenë ndërlikime sekondare.
  • Shpesh shihen edhe rrathët e zinj rreth syve që shoqërohet me pamje të fryrë të fytyrës.
  • Alergjite e pranveres mund te kurohen keshtu: lexoni ketu.

Test: Zbuloni nese eshte rrufe apo alergji 

Alergji ndaj ushqimeve

  • Ndoshta jeni alergjikë ndaj ndonjë ushqimi nëse ke alergji të frymëmarrjes. Përveç produkteve të qumështit dhe grurit fajtorë mund të jenë edhe vezët, çokollata, frutat e detit. Ndaj dhe duhet të eliminoni njërën nga këto ushqime për dy javë, për të parë nëse keni përmirësime.
  • Përdorni një dietë eliminimi apo rotacioni për të zbuluar se ndaj cilit ushqim je alergjik.
  • Produktet nga qumështi mund të trashin mukozën dhe stimulojnë rritjen e prodhimit të saj.
  • Nëse alergjitë tuaja janë sezonale ndoshta ju ndihmon të shmangni ushqimet nga gruri i plotë gjatë gjithë sezonit. Shumë njerëz që vuajnë nga alergjitë janë të ndjeshëm prej grurit.
  • Duhet të dini se kur trupi juaj është nën stres (të çfarëdo lloji), duke përfshirë këtu edhe stresin e shkaktuar nga reagimi alergjik, sistemi i tretjes nuk është i fortë sa zakonisht. Në këtë rast yndyrat – të cilat janë të vështira për t’u tretur – mund të rëndojnë punën e sistemit të tretjes. Gjithashtu, yndyrat e patretura kontribuojnë në prodhimin e mukozës.

femra-moderne.com