Një Letër për Njerëzimin e shkruar nga filozofi holandez, Koert van Mensvoort, në mbështetje të Ditës Ndërkombëtare të Tokës.
Në këtë letër, ai i kërkon njerëzimit të shmangë të kthehet në skllav dhe viktimë e teknologjisë, por të përdorë këtë të fundit për të përmirësuar racën njerëzore.
Letra e tij iu drejtuar shtatë miliardë personave në Tokë.
Ajo u përkthyer në 25 gjuhë në mbarë botën dhe u mbështet nga ambasadorët ndërkombëtarë të tillë si astronauti, André Kuipers, filozofi, Bas Haring, projektuesi, Daan Roosegaarde, prezantuesi i “National Geographic” Jason Silva dhe profesoresha e arkitekturës eksperimentale, Rachel Armstrong.
Në letrën e tij, Van Mensvoort përshkruan se si njeriu ka hyrë në një fazë të re evolucionare dhe përveç se ka krijuar biosferën, i ka dhënë gjithashtu jetë një “teknosfere”.
Sipas tij, ndikimi i tij është i ngjashëm ne evolucionin e kafshëve 500 milionë vite më parë.
“Prania juaj po e transformon sipërfaqen e Tokës kaq thellësisht sa ajo do të jetë ende e dukshme edhe pas miliona viteve”, shkruan ai.
Sipas tij, njeriu ndodhet aktualisht në një kryqëzim dhe mund të zhvillojë marrëdhënien e tij me teknologjinë ose në një ëndërr ose në një makth.
Në skenarin tmerrues, teknologjia ka një efekt parazitar në qëniet njerëzore dhe ne kthehemi në specien e parë që provokon zhdukjen e tij. Në skenarin e ëndërruar, teknologjia njerëzore është e bazuar në nevojat njerëzore si pikënisje dhe është përdorur për të krijuar një botë më natyrale. Rruga e fundi është jo vetëm më e dobishme për njerëzimin, por gjithashtu për mbarë planetin.
Koert van Mensvoort është një filozof, artist dhe profesor i “Next Nature” në Universitetin e teknologjisë të Eindhoven. Ai është themelues i “Next Nature Network”, një fondacion që studion dhe vizualizon se në deri çfarë mase ne jemi të rrethuar nga një teknologji që po bëhet natyra jonë e ardhshme. Ky rrjet ndërkombëtar numëron sot anëtarë nga 20 vende.
“Per aq kohe sa do te kete sjellje te njerezishme, do te kete edhe qenie njerezore”. Lexoni ketu Letren per Njerezimin.