Monica Bellucci: Nuk kam frike nga plakja

Monica Bellucci: Nuk kam frike nga plakja

Ne nje interviste per Vanity Fair, Monica Bellucci i rrefen te gjitha. Nuk ka frike nga plakja, por mendon se eshte force. Dhe meqe e thote ajo, duhet ta besojme

Monica Bellucci tregon se kalimi i viteve nuk e tremb. 52 vjecarja vazhdon te mbetet nje nga femrat me te bukura te botes. Dhe kete e tregojne fotot e reja qe ka realizuar per Vanity Fair. E bukur si gjithmone, tregon edhe kesaj here te gjithe fuqine e saj sensuale.

Nje vit i arte per Monica-n

Ne 11 maj fillon transmetimi i On the Milky Road i Emir Kusturica. Ne televizion vjen sezoni i trete i serialit Mozart in the Jungle, ku personazhi i kengetares lirike italiane Alessandra, interpretohet nga ajo.
Pervec ketyre, ne 17 maj do jete kumbara e ceremonise te edicionit te 70 te Festivalit te Kinemase ne Kane. 
Por surprizat nuk mabrojne ketu: gjate ketij edicioni do projektohet edhe vazhdimi i Twin Peaks, i mjeshtrit te madh David Lynch. Pritet qe Monica te jete pjese e kastit ne kete serial kaq te ndjekur.

Po ashtu kete vit pritet te dale ne librari edhe “Incontri clandestini” (Takime Klandestine) te shkruar nga Guillaume Sbalchiero mbi jeten e aktores.

Pas divorcit nga Vincent Cassel rifillon nje jete te re

Kane kalaur 4 vjet tashme nga ndarja me me bashkeshortin e famshem Vincent Cassel. Monica na ka bere te kuptojme se eshte perseri e lumtur. Mbase ka rigjetur dashurine? Kete nuk e dime me siguri pasi ajo nuk ka konfirmuar asgje. Ajo nuk do te flase rreth kesaj teme, sepse ka dy vajza te cialt po rriten dhe do qe t’i mbroje ato. Per te, vajzat e saj jane prioritet.

E me pas Monica pohon se tashme mosha per grate ka ndryshuar, mund te ndihesh e bukur dhe e deshirueshme deri ne 70 vjec. Dhe meqe ra fjala tek mosha qe kalon, aktorja i ka idete e qarta. “Eci perkhrah me kohen qe kalon, nuk perballem me te. Mosha tashme nuk eshte me nje pengese.”

Sot Monica Belluci eshte nje grua e realizuar dhe e lumtur. I gezohet faktit qe ka rritur dy vajza te cilat kane siguri afektive, aftesi pershtatese dhe qe flasin mire 5 gjuhe te huaja.

femra-moderne.com