Interviste/ Elida Loci: Asgje nuk eshte e veshtire nese e ke deshiren dhe vullnetin ta arrish

Elida Loci është një vajzë e re shqiptare, e cila edhe pse ne moshe fare te re (22 vjeçe) eshte shembull i kembenguljes dhe arritjeve. Pervec shkolles, qe e ka prioritet, ajo punon si modele, ka botuar nje liber me poezi, ka fituar konkursin e bukurise “Miss New York City” dhe tani po realizon endrren e rradhes, qe te behet nje kengetare e njohur ne SHBA, pse jo edhe me gjere. Per te mesuar me shume per vajzen e re nga Shqipëria, e cila jeton në New York, ju ftojme te lexoni me poshte

Bisedoi: Rea Hyseni

Elida, si ka qene reagimi i publikut per kengen tuaj te pare?
Do te thoja qe reagimi i njerezve ka qene shume i mire dhe te gjithe jane surprizuar ne fakt, pasi me kane pare gjithmone si modele neper pasarela.

“Shkolla ka shume rendesi per mua dhe mundohem t’i kushtoj kohen qe duhet.” – Elida

A eshte e veshtire bota e artit?
Per mendimin tim, asgje nuk eshte e veshtire nese e ke deshiren dhe vullnetin ta arrish dicka. Bota e artit ka shume konkurrence, ashtu si cdo fushe tjeter. Mund te behet e veshtire kur te duhet te besh photoshoot ne te ftohte, po pervec kesaj nuk eshte e veshtire. Te pakten per mua jo.

Me gjithe shkollen, punen si modele dhe tani si kengetare, a ke kohe te lire dhe si e menaxhon ate?
Eshte pak e veshtire dhe ka raste qe stresohem shume, sidomos per provime qe nuk jam shume aktive neper sfilata. Por e menaxhoj kohen mire. Ndonjehere neper sfilata marr librat me vete. Shkolla ka shume rendesi per mua dhe mundohem t’ia kushtoj kohen qe duhet.

Ku eshte terreni me i “eger”, ne modeling apo muzike?
Eshte e veshtire ta thuash, ne te dyja kam pasur dyer te hapura. Por, do te thoja ne muzike me shume, pasi do kohen e saj per t’u marr me organizime koncertesh apo intervistash. Kurse, ne modeling u bera vite qe merrem dhe tani ne shumicen e show, as ne casting nuk shkoj pasi me njohin designer-et dhe organizatoret e show-ve. Gjithashtu me ka ndihmuar dhe fakti qe ne Shtator te 2016, fitova dhe konkursin Miss NYFW ( New York Fashion Week) Model 2016-2017.

Kur planifikon te nxjerresh kengen e rradhes?
Jam duke u marr me pergatitjet e kenges se dyte, e cila do realizohet ne California, por po punoj me më detaje per kete kenge. Po merr pak kohe pasi jam dhe e ngarkuar me shkollen per momentin.

Ku dhe si e sheh veten pas 10 vitesh?
Pas 10 vitesh e shoh veten te arrire ne boten e artit, por ama dhe me doktoraturen ne law, pasi ajo eshte cka dua te bej pasi te diplomohem per bachelors.
Bota e artit ka nje rendesi te madhe per mua dhe dua ta shijoj duke bere kenge te reja, por gjithashtu dhe shkolla ka nje rendsi te madhe per mua. Jane dy bote te ndryshme por qe besoj se do i menaxhoj mire.

Nje mesazh per lexuesit e revistes Femra Moderne?
Dua t’i them te gjithe lexuesve te revistes Femra Moderne, qe kurre mos hiqni dore nga endrrat tuaja. Nese e doni vertet dicka, mund ta arrini.

*Marre nga revista Femra Moderne / Prill 2017

Elida ka botuar librin e parë të saj me poezi “Tinguj mëngjesit” në vitin 2014, me të cilin ajo e mori një çmim – për këtë nga kompania botuese PEN. Më pas ajo e filloi karrierën e saj në botën e modës, duke konkurruar si Top Modele në vitin 2011. Elida u bë fituese e “Miss New York Fashion Week Model”, duke u bërë kështu dhe shqiptarja parë, në SHBA, e cila fiton kete çmim. Ndonëse në moshë te re, 22 vjeçare, ajo është duke jetuar botën e ëndrrave dhe në dhjetor te 2016 nxori këngën e parë “One Kiss”, të cilën e promovoi në Melrose Ballroom në New York.
Por Elida nuk eshte fare e panjohur ne fushen e muzikes. Ajo ka marre pjese neper kompeticione si Ti Vlen dhe X-Factor kur ishte me e vogel. Pasi ka mesuar me shume dhe eshtë trajnuar per kendim, ka vendosur te nxjerre kengen e saj te pare ne Anglisht, One Kiss. “Kënga, ka qenë gjithmonë një ëndërr në sirtar, e cila ka qenë edhe një sfidë tjetër për mua” – thotë 22 vjeçarja. “Jam përpjekur që të përmirësoj këndimin tim dhe të gjeja “skuadrën” e duhur për të punuar, mbasi, që të bëhesh këngëtare të paktën duhesh të kesh një album të kompletuar” – shprehet ajo.


Tani është duke punuar me këngën e dytë dhe atë e ka futur në projektet e reja me produksione të tjera. Dhe pa diskutim qe deri ketu mund te arrish vetem me përkrahjen e madhe dhe të pakursyer të prindërve, inkurajimin e shoqërisë, shkollës dhe artistëve të tjerë, përfshirë edhe artistët shqiptarë dhe amerikanë, sic shprehet vete ajo.

femra-moderne.com