4 keshilla se si te pergatisni lekuren tuaj per ekspozimin ne diell
Me ardhjen e diteve me diell, lind edhe deshira jone per te shkuar ne plazh dhe per te marr rreze. Por ne fillim lexoni disa keshilla se si te mbroni lekuren tuaj
Hidratoni lekuren tuaj
Edhe pse kremi hidratues nuk e mbron lekuren nga dielli ashtu sic ben kremi mbrojtes, ai mundet qe ta ndihmoje lekuren nga demtimi, ne nje fare menyre. Sa me shume ekspozohet lekura juaj ne diell, aq me teper thahet. Dhe sa me shume qe thahet lekura, aq me e ndjeshme behet ndaj rrezeve UV. Duke e ushqyer lekuren me nje krem te mire hidratues, ju e ndihmoni te rindertoje shtresen mbrojtese.
Shtresoni lekuren
Estetikisht, eksfolimi (shtresimi) eshte nje hap i rendesishem para ekspozimit ne diell. Shtesimi ben te mundur heqjen e qelizave te vdekura dhe ndihmon ne nje nxirje uniforme. Por duhet te jeni te kujdesshem dhe te mos harroni qe te aplikoni krem mbrojtes patjeter. Kjo pasi shtresimi heq edhe “shtresen e holle mbrojtese” te lekures, duke e bere ate me te ndjeshme ndaj rrezeve UV. Prandaj rekomandohet qe ta beni shtresimin disa dite perpara ekspozimit ne diell. Gjithashtu gjeni kremin e pershtatshem shtresues per lekuren tuaj. Lekurat e holla (delikate) e tolerojne me pak shtresimin, ne krahasim me lekurat e trasha.
Sigurohuni qe dieta juaj te jete e pasur me karoten dhe vitamine E
Fale vlerave te larte anioksiduese, ushqimet e pasura me beta-karoten dhe karotenoide te tjera si likopeni, mund te mbrojne lekuren nga rrezet UV. Burimet me te mira te karotenoideve jane: karotat, patatet e embla, kungujt, spinaqi, brokoli, mango, kajsi, kale, bizele, domate dhe pjepri. Edhe vitamina E mund t’ju mbroje nga dielli. Ate e gjeni ne vajrat vegjetale, bajamet dhe arrat.
Mos ngurroni te shtoni keto ushqime ne dieten tuaj. Gjithashtu mbani mend qe ushqimet e pasura me karotenoide ju ndihmojne te merrni ngjyre te bukur dhe i falin lekures nje shkelqim natyral.
Ekspozohuni ne diell ne menyre progresive
Nje nga menyrat me te mira per te pergatitur lekuren per diellin eshte te beni disa ekspozime te shkurtra. Heren e pare qe ekspozoheni ne diell nuk duhet te zgjasi per ore te tera, pasi rrezikoni te digjeni nga dielli. Kjo mund t’ju rrezikoje nga kanceri i lekures.
Gjithashtu mos harroni qe nxirja nuk eshte e shendetshme per lekuren tuaj. Nxirja eshte nje mekanizem mbrojtes i zhvilluar nga lekura per t’u mbrojtur nga ekspozimi i tepert ne diell.
Prandaj mos harroni te vendosni krem me mbrojtje te larte, i cili te kete spekter te gjere mbrojtes, qe filtrojne rrezet UVA dhe UVB.