Lëkura, organi më i madh në trupin e njeriut

Edhe pse mund t’ju duket habi, lëkura është një organ. Madje, është organi më i madh në trupin e njeriut

Lëkura është një organ në ndryshim të përhershëm, e cila përmban shumë qeliza dhe struktura të specializuara. Lëkura funksionon si organ mbrojtës i organizmit dhe shpesh përballet me mjedis të ashpër dhe agresiv. Ajo gjithashtu përfshihet në mirëmbajtjen e temperaturës së trupit, në mënyrë që ky i fundit të mirë-funksionojë.

Lëkura është një strukturë e komplikuar me shumë funksione. Nëse ndonjë nga strukturat e lëkurës nuk funksionon mirë, lëkura përjeton sensacione anormale ose reagime alergjike.

Specialiteti i dermatologjisë i dedikohet të kuptuarit të lëkurës, problemeve të saj dhe trajtimit të tyre.

Shtresat e lëkurës

  • Epiderma e mbulon lëkurën nga jashtë. Përbëhet nga disa shtresa të vendosura njëra mbi tjetrën. Gjatë gjithë jetës shtresat e poshtme të epidermës prodhojnë pa ndërprerë qeliza të reja, të cilat i shtyjnë ato drejt sipërfaqes së lëkurës. Pasi qelizat arrijnë në sipërfaqe vdesin dhe kerantinizohen dhe kështu formojnë shtresën e brirëzuar, e cila vazhdimisht zëvendësohet. Në sipërfaqe të lëkurës ka pore, nëpër të cilat nxirren jashtë produktet e gjëndrrave dhjamore dhe djersore.Në shtresat e poshtme të Epidermës depozotohet pigmenti, që i jep ngjyrën lëkurës. Përmes rrezeve të diellit në lëkurë bëhet formimi i vitaminës D, që është e nevojshme për zhvillimin normal të eshtrave.
  • Derma gjendet nën epidermë. Përbëhet nga indi lidhor, i cili lëkurës i jep elasticitet dhe fortësi. Në pleqëri ky ind humb elasticitetin, prandaj shfaqen rrudhat në lëkurë.Në dermë gjendet gjëndrrat dhjamore, gjëndrrat djersore, gjëndrrat qumeshtore (te gjitarët), receptorët ndijor, mbaresat nervore, rrënjët e qimeve dhe thonjve, enët e gjakut dhe të limfës.
  • Hipoderma është shtresa e tretë e lëkurës, e cila përbëhet nga indi lidhor, dhjamor dhe muskulor dhe mbron organizmin nga të ftohtit dhe zbut goditjet fizike në të. Hipoderma është më e trashë te femrat sesa te meshkujt. Përmes Hipodermës lëkura lidhet me paretin trupor. Në lëkurë gjenden shqisat lëkurore (për prekje, dhembje, temperaturë).

Sëmundjet e lëkurës

Aknet, keratozat seborreike, herpesi (oral dhe gjenital), dermatiti, urtikarie dhe infeksionet e ndryshme jane disa nga semundjet qe prekin lekuren. Por ka edhe nga ato semundje te renda, ndonjehere edhe fatale per jeten, si kanceri i lëkurës.

Sëmundjet e lëkurës, është një term i gjërë që përshkruan gjendje të shumta. Disa sëmundje lëkure janë serioze dhe vdekjeprurëse, ndërsa disa të tjera janë thjesht bezdisëse. Mesoni per te gjitha semundjet e lekures ketu.

femra-moderne.com