Me siguri se shumica frikësohen nga hithrat, për shkak te djegësisë që jep në kontaktin e parë me lëkurën. Por ndoshta nuk e dini se sa e mirë është kjo bimë për shëndetin.
Ajo kuron disa gjendje shëndetesore. E kthyer në caj ajo është një trajtim natyral i alergjive, por edhe forcon kockat, përmirëson lëkurën dhe shëndetin e traktit urinar. Pra, mund të themi qe hithrat janë shume te dobishme për organizmin e njeriut.
Hithra është aq e mirë sa që mund të çojë në falimentimin e farmacive.
Hithra ndihmon në pastrimin e gjakut në pranverë
Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi. Këshillohet që gjatë kësaj kohe të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë caji, ose e gatuar (si sallate ose në byrek).
Perdorimet mjekesore te hithres
- Hithrat janë përdorur prej shekujsh edhe për të kuruar simptomat e alergjive veçanërisht ato të shkaktuara nga poleni dhe pluhuri.
- Hithra është një bimë premtuese në trajtimin e sëmundjeve të Alzheimer, artritit, astmës, bronikitit, sklerozës, e të tjera.
- Lengu i perfituar nga zierja e hithrave përdoret për të luftuar zbokthin dhe hequr yndyrën e tepërt nga flokët.
- Shpëlarja e flokëve me lengun e hithrave të ziera ndihmon në rritjen e flokëve dhe parandalimin e rënies së tyre.
- Për shkak te sasisë se madhe te kaliumit, hithrat kane efekt diuretik dhe çaji i tyre shfrytëzohet ne mjekimin e infeksioneve te rrugëve urinare, si dhe për parandalimin e krijimit te gurëve ne veshka.
- Në Gjermani hithrat shiten si një bimë medicinale për sëmundjet e prostatës. Në Shtetet e Bashkuara, gjethet e hithrave përdoren shumë për sëmundjet e raumatizmës, artritit dhe tensionit të lartë të gjakut.
- Duke qenë se përmban hekur, çaji nga hithi ndihmon edhe ne krijimin e qelizave te kuqe te gjakut.
- Çaji i hithrave stimulon rigjenerimin e qelizave.
- Ajo përdoret gjërësisht në përgatitjen e shumë ilaçeve kundër inflamacioneve.
- Rrënjet e hithrave përdoren edhe si kurë natyrale për rënien e flokëve, ciklet femërore, hemorroidet dhe ekzemën.
- Hithrat janë të pasura me vitamina dhe minerale, përfshi hekurin, kaliumin dhe silicën.
- Përmbajtja e kalciumit në hithra ndihmon në lehtësimin e sindromës premenstruale, parandalon dhimbjet e kokës, ndryshimet e humorit dhe ndjesinë e fryrjes.
- Futja e hithrave në dietën tuaj ju furnizon me vitaminë A, D dhe K.
Thajini hithrat dhe ruajini ne nje vend te thate, per t’i perdorur gjate gjithe vitit
Shperndajeni kete artikull qe te gjithe miqte tuaj te njohin vlerat e mrekullueshme te hithrave gjithashtu.