Muaji i Ramazanit 2017

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, fillon nesër në ora 2:50 të mëngjesit, dhe do të zgjasë për 30 ditë rresht.

27 maji është dita e parë e këtij muaji të mirëpritur nga besimtarët myslimanë, të cilët agjërojnë për 30 ditë bazuar në vëzhgimet pamore të hënës së re dhe sipas llogarive të shumëta të hartuara në hadithe.

27 maji është dita e parë e muajit të madhërishëm të Ramazanit, muajit të mëshirës, të faljes, të bereqetit dhe të mirësisë.

Muaji i agjërimit, do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, mardhënieve seksuale, fjalëve dhe sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjatë nga agimi deri në perëndimin e diellit.

Në këtë muaj është edhe Nata e Madhe e Kadrit, vlera e së cilës është tepër e madhe, madje siç thotë Kurani, më e madhe se një mijë muaj tjerë.

Ramazani vjen çdo vit dhjetë ditë më herët dhe zgjat 30 ditë.

Në fund të ramazanit vjen Fitër Bajrami me 25 qershor, apo festa e prishjes së agjërimit.

femra-moderne.com