Pse u ndava nga gruaja me te cilen jam akoma i dashuruar
Cfare ndodh kur rrugetimi i dashurise se vertete nuk shkon sic duhet? Kjo eshte historia e nje burri i cili eshte divorcuar nga gruaja qe ai vazhdon ta dashuroje akoma…
“Ne i dhame fund marteses sone, por ndjenjat nuk me lene te vazhdoj…
Por asnjehere nuk kam qene dakort per divorc. Edhe pas disa muajsh te ndare nga njeri-tjetri, nuk e kisha ndryshuar mendjen. Vazhdoja te mendoja se do ishim bashke. Por me sa duket nuk ishte njesoj per ish gruan time. Ndoshta as ajo nuk e donte divorcin dhe njekohesisht nuk perballonte dot peshen e marteses.
Por puna eshte se tani nuk ka me shume rendesi.
Dikur kemi qene ne nje lidhje shume te bukur dashurie, dhe pasi u martuam dhe u beme me tre femije te mrekullueshem, u frikesuam me gjithcka qe po na ndodhte.
Nuk e doja divorcin, por nje dite, pas nje kohe te gjate te ndare, vendosa te firmos edhe une divorcin.
Pse? S’jam i sigurte. Dicka brenda vetes me thonte qe duhej bere. A s’eshte kjo arsyeja me e paarsyeshme per ta bere?!
Vitet e fundit te marteses tone ishin vetem femijet, strese, probleme familjare. Jeta jone u ngurtesua, ashtu sic mund te ndodhe me shumicen e cifteve te martuara.
Nuk dilnim me vetem ne te dy, madje as pushime familjare s’kishim mundesi te benim. Pune, shtepi, ha, fli, tre femije te vegjel njeri pas tjetrit… U perhumbem. Mbase mund t’i shpetonim gjerat… Se dashuria nuk ishte shuar.
Cdo dite e ndjeja veten te pafuqishem, sikur po vdisja pak e nga pak nga trishtimi qe kisha ne zemer.
Nuk e di. Nuk e shpjegoj. Mbase jam thjesht i dobet ose i varur nga te tjeret (nga ajo). Mbase jam nje frikacak i madh, sepse as tani nuk po mundem te bej perpara.