Brinjë derri me kumbulla

Ne kemi zgjedhur brinjë derri, por ju mund t’i zevendesoni edhe me brinje vici nese keni deshire.

E thjeshtë
Përgatitja 20 minuta
Gatimi 25 minuta
584 kalori për racion

Përbërësit për 4 persona

4 brinjë derri, 100 g kumbulla të thata pa fara, 1 pras, 4 qepë të vogla, 3 lugë vaj ulliri, 2,5 lugë verë të bardhë, 2 lugë uthull, 1 gjethe dafinë, gjysmë dege rozmarinë, pak kripë, piper të grirë

Hapi 1- Përgatisni mishin

> Rrihini brinjët lehtë dhe lyejini me piper.
> Qëroni qepët dhe prasin, duke i prerë gjethet jeshile dhe rrënjën.
> Lani perimet, rozmarinën dhe dafinën, priteni prasin në rrota prej 2 cm.
> Skuqni perimet dhe erëzat për 5 minuta në një tigan me vaj.
> Shtoni brinjët dhe lërini 3 minuta sa të marrin ngjyrë dhe hidhuni kripë.
> Lagini me verë dhe lëreni të avullojë për 2 minuta.

Hapi 2- Kompletoni pjatën

> Lërini kumbullat që të zbuten, futini në një tas me ujë të valuar.
> Kullojini, bashkojini me mishin, duke i përzier. Skuqini për 7 minuta dhe pastaj hidhni uthullën.
> Lërini të bëhen për 8 minuta, duke i shtuar ujë të nxehtë nëse ka nevojë.
> Servireni.

Ide praktike

Brinjët duhet të jenë të buta në brendësi dhe nga jashtë të pjekura mirë: përpara se t’i skuqni lyejini me miell.

femra-moderne.com